-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Şimşek: Ka fituar populli, vendi dhe demokracia jonë

Më të lexuarat

“I njëjtë ishte edhe referendumi në Britaninë e Madhe për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Europian (BE). Përfundimi në këtë referendum ishte i ngjashëm”

ANKARA (AA) – Zëvendës Kryeministri i Turqisë, Mehmet Şimşek, përmes një dalje televizive në Bloomberg HT, ka dhënë vlerësime mbi referendumin e mbajtur ditën e djeshme dhe i cili u finalizua me miratimin e tij nga ana e votuesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Şimşek ka vlerësuar votimet në lindje dhe juglindje të Turqisë duke thënë se ato kanë kaluar shumë mirë. Ai ka shtuar se për këtë kanë ndikuar disa faktorë.

Duke vënë në dukje se stabiliteti në këtë rajon është një nga faktorët më kryesorë të këtij përfundimi Şimşek në vijim të fjalës së tij ka shtuar se kthimi i rajonit në një qendër tërheqjeje është një nga arsyet kryesore të këtij përfundimi.

Ai ka kritikuar edhe opozitën për këtë referendum duke thënë se kanë punuar shumë për dezinformimin e situatës dhe se vetë ata janë munduar ta rregullojnë më pas këtë situatë.

Duke vënë në dukje se ajo që është më e rëndësishmja është fakti që populli i ka thënë po ndryshimeve kushtetuese, Şimişek në vijim shtoi:

“Ky referendum do të ketë 3 dobi të mëdha, ekonominë, stabilitetin dhe fakti që qeverisja e vendit do të zgjidhet drejt për drejt nga qytetarët.” Şimişek ka shtuar se populli do ti japë mundësi një qeverie që për 5 vite të ketë mundësi të hedhë në jetë idetë dhe programin e saj. ”Do të kemi një parlament dhe qeveri të fortë. Tash e tutje nuk mendoj që demokracia dhe stabiliteti do të kenë goditje në Turqi. E them shumë qartë, fitoi demokracia, vendi dhe populli jonë. Nuk ka ndryshuar regjimi por sistemi i qeverisjes. Kjo gjë do të sjellë stabilitet dhe bashkë me reformat e thella do të rritet mirëqenia në vend”, shtoi ai në vijim.

Şimşek e ka cilësuar këtë referendum si të ngjashëm me atë në Britaninë e Madhe dhe më pas ka shtuar: “I njëjtë ishte edhe referendumi në Britaninë e Madhe për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Europian (BE). Përfundimi në këtë referendum ishte i ngjashëm. Patjetër që atje ka njerëz që e përkrahin dhe nuk e përkrahin. Nëse ne do të diskutonim edhe pikat e këtij ndryshimi, jam i bindur se votat “po” do të ishin shumë më tepër”.

Şimşek ka thënë se shumë tema dhe çështje në botë kanë ndikuar në përfundimin e këtij referendumi dhe konjektura dhe kushtet e kësaj kohe kanë ndikuar drejtpërdrejt në të. Ai ka shtuar se një nga faktorët negativ janë edhe dizinformimet për referendumin.

Zëvendës Kryeministri më pas ka thënë se AK Partia nuk ka qenë asnjëherë një parti oportuniste dhe nuk ka për ta bërë kurrë një gjë të tillë. Ai foli optimist për të ardhmen duke thënë se kohën më të vështirë tashmë e kanë lënë pas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit