-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Si t’i bëjmë fëmijët që të hanë perimet

Më të lexuarat

Zarzavatet janë ndër ushqimet e para që fillojnë të njohin fëmijët kur rriten, si dhe përbërësit kryesorë të vakteve. Përdoren dhe preferohen shumë, sepse rrisin rezistencën e të vegjëlve, kanë vitamina dhe janë të shëndetshme. Duke qenë se fëmija po përjeton një fazë të rritjes ku fillon të ndiejë më tepër nevojën e gjërave të tjera, bëhet indiferent ndaj rregullave të vendosura prej të rriturve.

Fëmijët hanë gjërat për të cilat kanë nevojë

Nga shumë mama zarzavatet konsiderohen të domosdoshme për ushqimin e fëmijës. Në fakt janë të rëndësishme, por për t’u rritur të shëndetshëm, fëmijët kanë nevojë veçanërisht për proteinat e pranishme te mishi, peshku dhe vezët.

Truke të vogla për t’i bindur: tregohuni indiferentë

Mos i jepni shumë rëndësi në pamje të parë asaj që i servirni fëmijës në pjatë. Një indiferencë e luajtur bukur është mënyra më e mirë për ta detyruar fëmijën që të hajë. Propozojini perime të llojeve të ndryshme dhe mes tyre do ta gjeni me siguri diçka që i pëlqen.

Perime ka shumë dhe janë të shumëllojta, ndaj është e pamundur që fëmijës suaj të mos i pëlqejë të paktën një prej tyre. Për shembull nëse është e nevojshme që fëmija të marrë hekurin që ndodhet te spinaqi, por ndërkohë ai nuk e pëlqen, mund t’i ofroni të tjera perime të gjelbra, në të cilat është i pranishëm ky mineral i rëndësishëm, ose duke provuar vazhdimisht me të tjera, derisa të gjeni një që t’i pëlqejë vërtet fëmijës suaj.

Mos e detyroni, sepse di të rregullohet vetë

Duhet të kemi parasysh se një fëmijë i shëndetshëm di se si të vetushqehet në mënyrën më të mirë, duke zgjedhur atë për të cilën ka nevojë dhe në sasinë e duhur. Duke e detyruar që të hajë me çdo kusht një perime të caktuar, për shembull kungulleshkat, që neve na duket e shëndetshme, për të mund të mos jetë e shijshme dhe kjo mund të na kushtojë me faktin që ai të heqë dorë nga të tjera perime të ngjashme me të.

Asnjëherë mos e ndëshkoni apo shpërbleni me ushqim

Është e rëndësishme të shmangnin kërcënimet e tipit: nëse nuk ha perimet nuk do të çoj te lodrat, por edhe çmimet e tipit: po i hëngre perimet, do të të blej lodra. Në këtë mënyrë rrezikojmë t’i japim më shumë rëndësi sesa duhet problemit, duke e zmadhuar atë pa shkak.

Perimet bëhen më të shijshme nëse…

Çdo lloj perime bëhet menjëherë më e shijshme nëse e tiganisim pak ose e pjekim në një zgarë duke i dhënë një formë krokante.

Kanë një shije të ëmbël

Nëse fëmija shfaq një lloj mospëlqimi ndaj një perimeje, atëherë mund t’i propozojmë diçka më të ëmbël, si p.sh. patate, bizele, kungull i njomë, karota, duke i shmangur ato perime që kanë shije më të hidhura.

Janë shumëngjyrëshe

Ngjyra portokalli e karotës dhe e kungullit apo e kuqja e domates në sytë e një fëmije janë ngjyra më tërheqëse sesa p.sh. e gjelbra e perimeve të tjera jeshile.

Janë të fshehura në pure

Zgjedhim një perime (kungulleshka, kunguj, karota) dhe i fshehim brenda puresë së patates. E përgatitur në këtë mënyrë i pëlqen gjithmonë çdo fëmije.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit