0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si të zhvillojmë një mendësi sipërmarrësi

Më të lexuarat

Fillimi i një biznesi nuk është për jo guximtarët. Kërkon besim, këmbëngulje dhe shumë punë. Pra, çfarë e ndan një CEO të suksesshëm nga pjesa tjetër e tyre? Mendësia e sipërmarrësit.

Çfarë është një mendësi sipërmarrësi?

Nëse sipërmarrja është praktika e krijimit, zhvillimit dhe drejtimi i biznesit tuaj, një mendësi sipërmarrësi është gjendia mendore që ju ndihmon të arrini këto qëllime. Sipërmarrësit e suksesshëm përqafojnë sfidat, gabimet dhe mos arritjet si një mundësi për të zhvilluar aftësi të reja për t’i ndihmuar ata në fitoret e së ardhmes.

Kur vjen fjala në drejtimin e një biznesi të suksesshëm, mendësia e duhur mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe përmbushja e objektivave të shitjes apo krijimi i modeleve të qëndrueshme të biznesit. Është normale të mos ndihesh i tillë për momentin. Pasja e dyshimeve na bën njerëz. Duke ditur si t’i ndalojmë që në krijim mund të bëhemi sipërmarrës të mëdhenj.

4 Karakteristikat e një mendësie sipërmarrësi

Çdo sipërmarrës është unik dhe çdo rrugë drejt suksesit nuk është e njëjtë. Por, të gjithë sipërmarësit e suksesshëm ndajnë një aftësi specifike që i lejon ata të zgjidhin probleme, të tejkalojnë pengesat dhe të lulëzojnë në fushat e tyre respektive. Disa nga këto aftësi:

  1. Aftësia për t’u ballafaquar me dyshimet në vetvete: Të mësuarit të vetes si të mendosh do të thotë të veprosh si trajnues i vetes ose nxitës. Suksesi në sipërmarrje do të vijë nga aftësia jote për të kontrolluar mendimet e tua dhe ballafaqohesh me dyshimet, duke e bërë më të lehtë rrugëtimin nëpër zhgënjime.
  2. Përgjegjësia: Të paturit një shpirt sipërmarrësi përfshin njohjen e përgjegjësive të tua për rezultatet dhe veprimtarinë e biznesit. Kur diçka e madhe nuk shkon mirë (dhe ato do të ndodhin), ‘topi’ ju mbetet juve në dorë. Edhe kur rezultatet janë plotësisht jashtë kontrollit tuaj, të menduarit si sipërmarrës kërkon nga ju të anashkaloni justifikimet dhe të ndërmerrni veprime për të zgjidhur situatën.
  3. Rimëkëmbje/qëndrueshmëri: Gabimet janë të pashmangshme kur përpiqesh të nisësh një sipërmarrje të re. Çdokush, që nga miliarderët në Silicon Valley, deri tek punonjësit bëjnë gabime. Kjo është pse rimëkëmbja/qëndrueshmëria është një nga aftësitë më të rëndësishme për një sipërmarrës. Aftësia juaj për t’u hedhur nga dështimi në sukses do të ndihmojë biznesin tuaj të qëndrojë në sipërfaqe dhe të inspirojë skuadrën të ndjekë udhëheqjen tuaj.
  4. Vullneti për të eksperimentuar: Ndonëse jeni bashkëthemelues i një biznesi në zhvillim ose thjesht një nga shumë të rinjtë duke u përpjekur të filloni një rrugë të re në karrierën tuaj, rruga juaj për tek suksesi i qëndrueshëm do t’ju përballë me vendime të vështira. Sipërmarrësit janë gjithmonë të gatshëm të eksperimentojnë kur bëhet fjalë për një produkt të ri, plan biznesi, ose teknika për zgjidhjen e problemeve. Ata testojnë produkte të ndryshme dhe çmime, kërkojnë mendim nga ekipi i tyre i besuar dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga idetë që nuk po funksionojnë.

Si të zhvillojmë një mendësi sipërmarrësi?

Mund të duket e vështirë për të zhvilluar një mendësi sipërmarrësi nëse nuk jeni aktiv si CEO i një sipërmarrje të re të suksesshme. Sidoqoftë, e vërteta është që ju mund të formësoni aftësitë e kërkuara për një sipërmarrje të suksesshme, pavarësisht titullit të tanishëm që mbani në punët tuaja. Le të shikojmë në disa prej mënyrave që mund të zhvilloni mendësinë e sipërmarrësit në përditshmërinë tuaj:

  1. Vendos qëllime të qarta. Vendosja e një qëllimi – T’ia themi universit, ta shkruajmë, t’ua përmendim miqve dhe familjes, të cilët do të na kërkojnë përgjegjësi – mund të ndikojë indirekt sipërmarrësit për të punuar drejt qëllimit pak nga pak çdo ditë. Nëse nuk ndihesh se ke artikuluar qartë qëllimin tënd, përcakto një pjesë të kohës për të mbledhur ide derisa të dish saktësisht çfarë synimesh ke.
  2. Sipërmarrësit, novatorët dhe pronarët e rinj të bizneseve duhet të zhvillojnë aftësitë e analizimit të situatave, të përvetësojnë informacionin përkatës dhe të marrin vendime me vetëbesim. Bizneset e vogla dhe sipërmarrjet e reja mund të shkatërrohen nga pavendosmëria. Marrja e vendimit me vetëbesim është një nga aftësitë më jetësore të sipërmarrjes. Ju mund të praktikoni vendosmërinë në botën reale ose në jetën personale, apo në porosinë në një restorant ose të bërit një plan për pasditen. Duke praktikuar vendosmërinë në vendime të vogla me konfidencë do t’ju shpërblej kur të ballafaqoheni me sfida të mëdha në biznesin tuaj.
  3. Ripërcaktoni dështimin. Dështimi tipikisht ka nocion negativ, por sipërmarrësit më të mirë i kthejnë dështimet e tyre në diçka pozitive. Dështimi do të kuptohet se ti ke mundur të provosh diçka, e cila mund të jetë diçka e frikshme për ta bërë. Dështimi i vërtet është të mos e provosh. Praktiko dialog dështimesh. Ju mund ta bëni këtë duke mbajtur shënime ose me një mik. Nxitini t’ju pyesin mbi dështimet tuaja çdo ditë për një javë. Përgjigju me sinqeritet. Së shpejti, do kuptoni që në vend të ndiheni të turpëruar kur diskutoni dështimet, ju do të ndiheni krenar të mburreni çfarë keni guxuar të provoni.
  4. Ballafaqohuni me frikërat. Shumë sipërmarrës frikësohen nga të folurit në publik, dështimet, dhe tensionet. Mënyra e vetme për të larguar këtë frikë është të ekspozohemi ndaj saj. Duke marrë refuzime përsëri dhe përsëri do të jetë një anestezi ndaj mposhtjes tuaj. Fillo një kurs për të folurin në publik – çfarë ju bën të ndiheni rehat përpara një grumbullimi njerëzish. Nëse doni të përmirësoni aftësitë tuaja në komunikim, filloni një kurs aktrimi ose komedie individuale. Të dyja do t’ju bëjnë të përballeni me dobësitë dhe t’ju japin praktikën që të flisni me të huaj. Gjithashtu, ju do të mësoni rëndësinë e kohës dhe të transmetimit – një aftësi që është çelësi në shitje dhe jetën e përditshme, është në aktrim dhe komedi. Nëse doni të rrisni mendimin kritik ose aftësitë e zgjidhjes së problemeve, filloni një kurs debati. Do t’ju bëjë të analizoni në dy mënyra një problem dhe do t’ju ndihmojë të parashikoni një kundërshti që klientët potencialë mund të kenë kundrejt blerjes së produktit tuaj.
  5. Qëndro kurioz. Kurioziteti është një nga trajtat më të rëndësishme për sipërmarrësit.Për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe për të mbajtur konkurencën, ju duhet që gjithmonë të shikoni për njerëz të rinj dhe eksperienca të reja. Kurrë mos e humbni kuriozitetin për të parë për rreth jush.

Marrë nga MasterClass.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit