3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si të mbrohet besimtarja prej mëkateve?

Më të lexuarat

Motër e dashur! Të gjithë njerëzit gabojnë; të gjithë njerëzit bëjnë mëkate, sepse të këtillë i ka krijuar All-llahu [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë, por më të mirët prej tyre janë ata që pendohen”. Poashtu, Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Sikur të mos bënit mëkate, All-llahu do t’ju kishte zhdukur dhe do të sillte njerëz tjerë që bëjnë mëkate dhe kërkojnë falje, e All-llahu do t’ua falte”. Prej atyre që gabojnë është edhe besimtarja e devotshme, ajo që ruhet prej mëkateve. Madje, edhe ajo më e devotshmja patjetër e ka të gabojë. All-llahu [subhanehu ve teala] kur i ka përshkruar besimtarët dhe besimtaret e devotshme, ata që ruajnë veten prej gabimeve, ka përmedur se prej cilësive të tyre është se ata bien në mëkat, ose së paku nuk mund t’u ikin mëkateve të vogla.

Motër e dashur, dëgjo se ç’bëjnë ata që i frikohen All-llahut kur bien në mëkat. All-llahu [subhanehu ve teala] gjatë përshkrimit të tyre thotë: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç All-llahut?”. (Ali Imran: 135) Mirëpo, këtu ka një shenjë, me të cilën dallohen këta besimtarë: “Dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135) Pra, dallimi mes besimtares që bie në mëkat dhe mëkatares ndaj All-llahut është ajo që ka thënë Ibni Mes’udi [radijall-llahu anhu]: “Besimtari e sheh mëkatin si një kodër, që frikohet të mos bijë mbi të, kurse dyfytyrëshi (mëkatari), e sheh atë si një mizë që është ndalur në hundën e tij dhe e largon me lehtësi”. A e kuptove dallimin mes kategorisë së parë dhe të dytë? Të dyjat i bëjnë mëkat All-llahut, porse e para kur bën mëkat frikohet, pendohet, i rrënqethet zemra, kërkon falje prej Zotit dhe vepron punë të mira për ta shlyer atë që ka bërë. E sa i përket asaj tjetrës, asaj që bën mëkate, dhe e then urdhërin e All-llahut, ajo kënaqet dhe gëzohet me punën e saj.

Mëkateve nuk mund t’u ikim plotësisht, por motra ime fisnike, dije se këto mëkate sjellin dëme, dhe e nxinë fytyrën e zemrën. Dëgjo se si All-llahu përshkruan jetën e atyre që i bëjnë mëkat All-llahut dhe i janë larguar rrugës së Tij! All-llahu i Madhëruar thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër”. (Ta-Ha: 124)

Jeta e këtyre mëkatareve është në kundërshtim me fjalën e All-llahut: muzika që e dëgjojnë tërë ditën ua ka turbulluar mendjet e tyre e harami ua ka verbuar sytë. Kur dalin prej shtëpisë dhe kur kthehen nuk e përmendin All-llahun, e as që u bie ndërmend ta falin namazin. Nëse e pyet, pse e tërë kjo, oj robëresha e All-llahut?, – të përgjigjet: ’’Për të thyer monotoninë, për t’u liruar nga ngushtësia që ndiej në zemër, për të larguar pikëllimin sepse nuk shijoj kënaqësi në jetë’’. Po, kështu është, por a e di përse motër e dashur? Nëse ti nuk e di, për këtë të përgjigjet All-llahu. Dëgjo se ç’thotë Ai: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër’’. Ai do të thotë: ’’Zoti im përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?’’ Ai (All-llahu) thotë: ’’Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je i harruar sot”. (Ta-Ha: 124-126)

Një pabesimtar kërkonte lumturinë në këtë botë. Ai pasi i studioi shkaqet e lumturisë, shkroi një libër “Lëre dëshpërimim dhe fillo jetën”. Mirëpo, ai kishte gabuar vendin ku ka kërkuar lumturinë. Pasi e shkroi librin, një ditë lidhi një litar në dhomën e tij dhe e vari veten – “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Ta-Ha: 124) Pra, ata që ia kthejnë shpinën udhëzimit të All-llahut, kanë jetë të vështirë edhe pse jetojnë sikur që jetojnë njerëzit tjerë, ushqehen si ata, vishen bukur, banojnë në pallate luksoze. E gjithë biseda e tyre është rreth kësaj bote dhe kënaqësive të saj. Kur qeshen nuk kontrollojnë veten, megjithatë ata janë me zemër të thyer, gjoksi i tyre është ngushtuar prej mëkateve, e edhe toka me gjithë gjerësinë e saj është ngushtuar.

Robëreshë e All-llahut, pyete një mëkatare a shijon lumturinë, shko dhe bisedo me atë dhe thuaji asaj: ’’Ti bën ç’të duash, udhëton ku të duash, nuk falesh, nuk përkujton All-llahun, nuk lexon Kur’an dhe në përgjithësi nuk kapesh për fenë e All-llahut, a je e lumtur?’’. Sigurisht do të përgjigjet: ’’Jo, për Zotin, toka më është ngushtuar, e kërkova lumturinë por nuk e gjeta, nuk e di ku është lumturia’’.

Shko bisedo edhe me atë e cila i është përkulur All-llahut, me atë të mbuluarën e cila fal namazin e sabahut, me atë e cila kur bie të flejë përkujton All-llahun, fillon ditën duke përmedur All-llahun, me atë e cila ul shikimin, ndal veten prej haramit, pyete atë: ’’A je e qetë dhe e lumtur, kjo botë nuk po të tërheq sikurse i tërheq të tjerët?!’’. Do të përgjigjet: ’’Po, për Zotin, lumturinë e kam të mbjellur në zemër’’. “Ata që besuan edhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat qetësohen.” (Err-Rra’d: 28)

Mëkatet sjellin dëm në këtë botë siç sjellin dënim në varr dhe në botën tjetër, atë ditë kur do të dalim përpara All-llahut dhe do t’i shohim veprat tona. Atëherë, motër, mëso si ta mbrosh vetveten nga mëkatet dhe punët e këqia, si të largohesh kur të ballafaqohesh me to. Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] na ka lajmëruar se do të vijë një kohë, kur të kapurit për fenë do të jetë si të kapurit për gacën e zjarrtë. Shpejto para se të bëhet vonë, shpejto në vepra të mira se ato janë nozull më i mirë që mund ta përgatisësh për All-llahun. Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Shpejtoni në veprat e mira dhe keni kujdes fitnet (sprovat) si terri i natës”.

Këtë kohë të vështirë Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] e ka përshkruar si vijon: “Njeriu gdhin besimtar e ngryset pabesimtar”, po pra, e sheh në mëngjes duke u falur, përmend All-llahun, i përkulet Atij, e në mbrëmje kur perëndon dielli perëndon, perëndon edhe Islami i saj: mohon urdhërat e All-llahut, tallet me fenë e tij, bëhet mëkatare e degjeneruar, kafire, e cila refuzon urdhërat e All-llahut dhe shkel kufijt e Tij. Habi! Kjo mëkatare në mëngjes i përkulej All-llahut, mirëpo ajo nuk pati kujdes ndaj fitneve dhe Islami i saj u tret në valën e epsheve. Gjithashtu Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njeriu ngryset besimtar e gdhin pabesimtar.” Dikush mund të pyesë: ’’Përse kështu o Zot?’’. Sepse “E shet fenë e tij për ndonjë interes të kësaj bote”, përgjigjet Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] Mos harro hadithin “Ai që kap fenë e tij është sikur ai që kapë gacën”.

Mendo, motër e dashur, sa prej muslimaneve kanë qenë të udhëzuara e pastaj kanë rënë në greminën e dëfrimeve dhe kanë devijuar. Vëri re këtij rasti të çuditshëm pas të cilit askush prej neve nuk mund të garantoj për vetveten se do të mbetet në rrugë të drejtë derisa t’i vijë vdekja, përveç me ndihmën e All-llahut.

Një njeri ishte besimtar i mirë gjithë jetën e tij. Ishte muezin në një xhami. Thirrte besimtarët për në namaz duke shqiptuar fjalët: ’’Hajje ales-salah, Hajje ales-salah (ejani në namaz, ejani në namaz)’’. Një ditë pranë xhamisë kaloi një vajzë. Ky e shikoi vajzën dhe nuk e uli shikimin, për ç’shkak ra në mëkat që do ta paguajë me jetën e tij. Zbriti prej minares, pasiqë thirri ezanin, mirëpo nuk ishte i qetë, zemra iu lidh për atë vajzë. Vendosi që të shkojë tek ajo. Trokiti në derën e asaj vajze krishtere dhe menjëherë pasi e hapi ajo derën ky iu hodh në përqafim nga dashuria e madhe që ndjente për të. Ajo me habi i tha: ’’Ti e bën këtë, kurse në sytë e njerëzve je besnik! Thërret njerëzit për namaz dhe tradhëton fenë tënde?!’’. Ai nuk fliste asgjë, por vetëm i shprehte asaj dashurinë e tij duke kërkuar që të martohen. Vajza pranoi vetëm me një kusht, që ky djalë të bëhet i krishterë, të mohojë Islamin, të mohojë All-llahun. Ishte në pyetje epshi, sprovimi në të cilin kishte rënë, sëmundja e zemrës, mëkati. ا’bëri? Pranoi krishterizmin, All-llahu na mbroftë. Shiko si mëkatet ndërrojnë zemrën e njeriut. Fillimi ishte vetëm një shikim i thjeshtë. Hyri në shtëpinë e saj, e ajo i dha alkool për të pirë. Më pas i tha që të hipë në ballkon dhe shkoi që ta lajmërojë babain e saj për martesën e tyre. Ky i dehur hipi në ballkon, mirëpo ç’ngjau? Ngjau më e keqja. Ai pasiqë nuk mundi të mbajë drejtpeshimin e trupit të tij, ra prej ballkoni dhe u nda prej kësaj bote si i krishterë. All-llahu i Madhëruar thotë: “All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë”. (Ibrahim: 26)

ثshtë i madh rreziku, motër, prandaj mësohu si të mbrohesh prej mëkateve. A nuk vëren ata që nuk mbrohen prej mëkateve se si përfundojnë në humnerën e epsheve. Ata kanë nevojë që dikush t’i thërret në rrugë të drejtë, se vërtetë zemrat e bijve të Ademit, janë mes dy gishtave të All-llahut, i Cili i ndërron si të dojë.

Puna e parë që të ndihmon të mbrohesh prej mëkateve është vetllogaria dhe vetkontrolli kudo që të jesh, në çdo vend. Natën kur je vetëm në dhomë, apo në shoqëri, dije se dikush të përcjellë, e regjistron veprimin tënd. A e di kush është ai? Ai është All-llahu, I Cili nuk ka nevojë për askënd, kurse të gjithë kanë nevojë për të. Ai është Ai që të ka krijuar dhe përsosur.

E mjerë është ajo që jetën e kalon në mëkate, duke bredhur nëpër vende të çoroditura me muzikë e alkool dhe mendon se askush nuk e sheh dhe nuk e dëgjon. Dëgjo se ç’thotë Ai, I Cili përcjellë çdo hap, çdo frymëmarrje, çdo shikim e çdo fjalë tënde: “Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është i madhëruari dhe i lartësuari. Për Të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën”. (Err-Rra’d: 9-10)

Një ditë te imam Ahmedi erdhi një nxënës i tij dhe e pyeti për disa vargje poetike, se a i kishte dëgjuar? Imami pyeti: ’’Cilat janë ato?’’ Atëherë nxënësi ia recitoi këto vargje:

Kur të veçohesh me kohën, mos thuaj mbeta vet.

Por thuaj mua më mbikëqyr All-llahu, Zoti i vërtetë.

Dije se All-llahu çdo moment të vrojton.

Prej Tij s’mund të fshehish asgjë, nëse logjikon.

A s’po sheh se dita me të shpejt po kalon.

Dhe e nesërmja është shumë afër, për atë që kupton.

Për Zotin, jeta në shpoti po na harxhohet.

Derisa mëkati me mëkat pasohet.

Ah, sikur All-llahu të na e falë atë që ka kaluar.

Dhe të pranoj të kthehemi tek Ai të penduar.

Kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.

Por thuaj mua më mbikëqyr All-llahu, Zoti i vërtetë.

Kjo poezi i la përshtypje të madhe këtij dijetari, i cili pasi që e dëgjoi atë u mbyll në dhomën e tij dhe filloi të përsërisë vargjet e lartpërmendura me lot në sy. Këtë e bëri nga përkushtimi i madh që kishte ndaj All-llahut.

Pra, kur të jesh vetëm në dhomë mos thuaj s’më sheh askush, apo kur je në ndonjë vend që s’të njohin njerëzit, mos mendo se mund të bësh ç’të duash. Vetëm ai që ka moral të ulët e bën këtë, sepse “nuk e di ai se All-llahu e sheh”. (El-Alak: 14)

Ditën e Kijametit kur të dalësh para All-llahut, do të të ekspozohet i libri i veprave tuaja i cili: “nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë”. (Kehf: 49). Atë ditë “kur çdo njeri e gjen pranë atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë)”. (Ali Imran: 30) اdo fjalë që ke thënë, çdo buzëqeshje, çdo shikim është i regjistruar tek All-llahu i Madhëruar. Assesi mos mendo se All-llahu harron apo mund t’i fshehet diçka Atij. All-llahu jo vetëm që të mbikëqyr, por Ai e di se çka fsheh në vetvete, pëshpëritjen e zemrës tënde. Pra mos harro: “se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij”. (El-Bekare: 235)

Shiko bindjen e një gruaje të cilën bashkëshorti e kishte lënë në vetmi dhe kishte shkuar të luftojë në rrugë të All-llahut. Ajo kishte mbetur vetëm në shtëpi. Një natë Omeri [radijall-llahu anhu] e dëgjoi atë duke recituar disa vargje të çuditshme (siç e kanë zakon arabët). Ajo thoshte:

Nata po zgjatet e terri i saj forcohet.

Mungesa e të dashurit tim gjumin ma largon.

Për Zotin, sikur mos të kishte Zot që besohet.

Do të ftoja dikënd që vetminë t’ma shëron.

Kjo grua gjatë kohë mbeti në këtë gjendje, ishte e vetme, kishte mundësi t’i bëjë të gjitha mëkatet, por nuk e lejonte besimi i fortë që kishte ndaj All-llahut.

Mëso një punë tjetër motër fisnike, të cilën nëse e bën do të shpëtosh nga mëkatet – frika prej All-llahu [subhanehu ve teala] Mos mendo se mëkati kalon lehtë, se një shikim ose një fjalë s’mund të të bëjë dëm, e as mos thuaj se kjo është hera e fundit e pastaj do të pendohem. Mos harro, se shumë mëkate të vogla bëhen të mëdha sikur shumë guraleca që formojnë një kodër të madhe. All-llahu ua tërheq vërejtjen njerëzve që t’i frikohen Atij duke thënë “frikësomënu Mua, nëse jeni besimtarë”. (Ali Imran: 175)

Dije, se All-llahu është i Vetmi i Cili meriton t’i frikohet. Mos merr guxim që Atij t’i bësh mëkat se ndodh që All-llahu ta merr shpirtin në atë moment. Ata që ishin para nesh i frikoheshin All-llahut më tepër se ne. Ibrahimi [alejhis-selam] kur falej, dëgjohej një gumëzhimë që dilte prej gjoksit të tij, sepse “Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh”. (El-Enbija: 90) Kur Davudin [alejhis-selam] e vizitonin njerëzit, mendonin se ishte i sëmurë, mirëpo ai s’kishte gjë, përveç frikës së madhe ndaj All-llahut. Vallë a mos ishin ata mëkatarë, të degjeneruar, të pamoralshëm, a mos ishin njerëz që pinin alkool dhe dëgjonin muzikë tërë natën? A mos e linin namazin? Jo, për Zotin, ata ishin që më tepër e adhuronin All-llahun. Njerëzit e mirë falen, agjërojnë, japin lëmoshë, e megjithatë kanë frikë prej All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe ata të cilët japin (lëmoshë) nga ajo që u është dhënë, zemrat e tyre janë të frikësuara”. (El-Mu’minun: 60) Kush janë ata? Ata janë të cilët i bien All-llahut në sexhde e ruku; është ajo besimtare që falë namaz natën dhe agjëron gjatë ditës, lexon Kur’an, përkujton Zotin e saj, urdhëron në të mirë dhe largon nga e keqja dhe i frikohet All-llahut, sepse “dinë se do të kthehen te Zoti i tyre”. (El-Mu’minun: 60)

E si qëndron puna me atë të gjeneruarën, atë të cilën nuk falet, që nuk përkulet përpara All-llahut, nuk lexon Kur’an e as që e përkujton All-llahun?; ajo që merr guxim të bëj mëkate mëngjes e mbrëmje? Robëreshë e All-llahut, Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu që më tepër adhuronte All-llahun dhe njeriu që më tepër i frikohej Atij, pra merr shembull! Aishja [radijall-llahu anha] thotë: ’’Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] kur shihte re në qiell apo kur fryente ndonjë shtrëngatë zbehej në fytyrë’’. Ajo i thoshte: ’’O i Dërguari i All-llahut, njerëzit kur shohin re gëzohen dhe shpresojnë shiun, kurse ty nuk po të shoh se e bën këtë’’. Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ’’ا’më garanton mua se ajo nuk mund të jetë dënim?; u dënuan popuj para nesh me erë, të cilët kur panë retë thanë: “Kjo re do të na sjell shi”. (El-Ahkaf: 24) Kurse All-llahu u përgjigjet: “Jo, kjo është që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë me dënim të dhembshëm”. (Ahkaf: 24)

Pra, Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem], njeriu që i ishte garantuar Xhenneti kishte frikë nga All-llahu, kurse disa nga besimtarët edhe kur bëjnë mëkate dhe shkelin urdhërat e All-llahut qeshin, nuk i japin rëndësi asaj që veprojnë dhe mendojnë; nuk i japin rëndësi faljes së namazit që është shtylla e fesë etj.,etj.. Kjo ndodhë për shkak se zemrat e tyre janë forcuar dhe verbuar duke shkuar pas kësaj bote dhe kënaqësive të saj. Kështu nuk ishte me të parët tanë të mirë. Ajo gjeneratë kishte Islamin në zemër dhe mishërohej në të. Megjithëkëtë, kishin frikë prej All-llahut aq tepër, saqë Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] thoshte: “Ah, sikur të isha një dru i thjeshtë i parëndësishëm” d.m.th. shpresonte të ishte diçka që s’jep llogari përpara All-llahut edhe pse ai ishte i përgëzuar me Xhennet qysh në këtë botë. Omeri [radijall-llahu anhu] kur dëgjonte ndonjë ajet kur’anor, në të cilin përmendej dënimi i All-llahut sëmurej dhe binte në shtrat me ditë të tëra. Njerëzit kur e vizitonin mendonin se ishte i sëmurë, e ai në realitet vuante jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të frikës së madhe që kishte ndaj All-llahut. Një ditë mori një grusht dhé në dorë dhe tha: “Ah, sikur të isha si ky dhé, të mos më kishte lindur nëna, e të mos isha përmendur”. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuri) atyre, ata japin” (Es-Sexhde: 16)

Ata ishin shëmbëlltyra më e mirë e Islamit, njerëzit që kthyen faqen e historisë dhe e ndriçuan atë. Nuk i frikoheshin askujt përveç All-llahut sepse ashtu i kishte urdhëruar Krijuesi i tyre në Kur’an.

Omeri [radijall-llahu anhu] kishte dy vija të zeza në fytyrë nga të qarët, ngase dëshironte të ishte diçka e pavlerë që s’do të jepte llogari përpara All-llahut: “Atë ditë kur secilit njeri i mjafton çështja e vet”. (Abese: 37)

Motra ime, mendo para se të bësh mëkat, a do të mund ta durosh dënimin e All-llahut? Unë e di me siguri se do të vish në përfundim se dënimi i All-llahut është shumë i rëndë, dhe se s’ka kush që i përballon dënimit të Tij. Prandaj frikoju All-llahut para se të biesh në mëkat. A nuk frikohesh prej përfundimit të keq në këtë botë duke bërë mëkate e duke e lënë namazin?

Shihe rastin e këtyre katër personave të cilët udhëtuan në një vend të çoroditur, hynë në një klub të natës dhe morën alkool për të pirë, në atë kohë kur All-llahu [subhanehu ve teala] zbret në qiellin e kësaj bote dhe thotë: “A ka ndokush që kërkon diçka për t’i dhënë, a kërkon ndokush falje për t’ia pranuar”. (Hadith kudsij)Ai ka zbritur në qiellin e kësaj bote dhe shikon robërit e Tij, e ata ku shkuan?! Ata zgjodhën vendin të cilin All-llahu nuk e don, vend me alkool dhe amoralitet. Derisa ata ishin duke u dëfryer, njëri prej tyre gjatë vallëzimit ra për toke i alivanosur. Tre të tjerët shpejtuan kah ai, duke i thënë: ’’ا’u bë, ç’është me ty’’. Ai nuk përgjigjej, filloi të japë shpirtin dhe t’i përjetojë frymëmarrjet e fundit në këtë botë. Njëri nga shokët i tha:’’Thuaj La ilahe il-lall-llah, që të keshë përfundim të mirë’’, mirëpo, ai përsëriste vetëm këto fjalë: ’’Më jep edhe një gotë alkool’’. I doli shpirti duke qenë në këtë gjendje, e dije se po në atë gjendje edhe do të ringjallet. “All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë”. (Ibrahim: 26)

A nuk frikohesh motra ime prej mëkateve, a nuk frikohesh se vdekja mund të të gjejë mu në atë moment kur ti bën mëkate, pra ki kujdes se si do të përfundosh në këtë botë. Ky njeri, shkoi në vend të çoroditur, në vend të prostitucionit dhe alkoolit duke menduar se kjo botë është lojë, kënaqje dhe vend i epsheve, e kur t’i vijë vdekja mund të pendohet dhe të kthehet tek All-llahu. I mjerë është ai që mendon kështu, e mjerë është ajo muslimane e cila i bën të gjitha mëkatet dhe i thotë vetes se para vdekjes do të përmirësohet dhe do të ecë rrugës së All-llahut.

Një njeri shkoi në ato vende të këqia për të bërë mëkate. Iu lajmërua të dashurës së tij dhe e thirri që t’i bashkohet atij. Ajo pranoi, duke i thënë se për një kohë të shkurtër do të arrijë tek ai. Pas një kohe, cingërroi telefoni, ky e ngriti receptorin dhe dëgjoi zërin e të dashurës së tij, të cilën prapë e luti atë që të vijë sa më shpejt. Ajo iu arsyetua se nuk mund të vijë, duke e lënë të dashurin e saj të dëshpëruar e të pikëlluar. Pas pak dikush trokiti në derë, kur, ja – dashnorja e tij. Ky nga gëzimi i madh i bie asaj në sexhde. Mirëpo, ai ishte momenti i fundit i tij në këtë botë. Pas asaj përkuljeje, ai nuk mundi më ta ngrejë kokën. Dije se, përpara All-llahut do të ringjallet në atë pozitë.

Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë në një hadith, që e transmeton Abdull-llah Ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu]: ’’Për Zotin, pos të Cilit s’ka Zot tjetër, ndonjëri prej jush do të veprojë punë të Xhennetit derisa të mos mbetet mes tij dhe Xhennetit përveç një bërryl, e pastaj do të veprojë punë të banorëve të zjarrit dhe do të hyjë në të’’.

Thuhet për Omer Ibën Abdulazizin se kur e ka përmendur vdekjen është dridhur dhe ka qarë derisa lotët kanë rrjedhur nëpër mjekrën e tij. Një natë filloi të qajë, aq sa për shkak të tij qau e tërë shtëpia. Pasi iu ndalën lotët, bija e tij Fatimja e pyeti përse kishte qarë, e ai iu përgjigj: ’’Më është kujtuar ajo ditë kur do të ndahen njerëzit përpara All-llahut të Madhëruar: “Një grup për në Xhennet, kurse një grup për në zjarr.” (Esh-Shura: 7) Pasi e lexoi këtë ajet përsëri i ra të fikët.

Robëreshë e All-llahut, ti ende po jeton në zbukurimet dhe kënaqësitë e kësaj bote. A nuk mendon për ditën kur do të mbajnë mbi supe, të rrotullojnë në teneshir, e ti nuk lëviz fare, ngase as që ke mundësi ta shpëtosh veten. Më thuaj, ku është ajo fytyrë e bukur, ku janë ato rrobe të shtrenjta, ato parfume të këndshme, ato pallate të bukura, ku janë gjithë këto kënaqësi. Të gjtha kanë humbur. Tash ke mbetur, vetëm aq sa edhe veten nuk ke mundësi ta pastrosh. Këtu të mbështjellin me lecka dhe bartesh mbi supe për në varr. Oh, mjerë për ty, nëse ke qenë e degjeneruar e ke qenë larg përmendjes së All-llahut; mjerë për ty, nëse Kur’anin e ke lënë pas dore dhe nuk je shoqëruar me besimtaret e devotshme. Do të dërgohesh në varr, e ti do të pyesish: ’’Kush më bart?’’. Ai është babai i dashur, vëllai i paharruar, bashkëshorti i mërzitur, e ndoshta është i biri i cili shpejton në bartjen tënde deri te varrezat, deri tek ajo gropë ku do të jeshë e vetmuar, do të jeshë e huaj në atë gropë trishtuese. Ti do të thuash: ’’Mjerë për mua, ku po më dërgoni?’’. “Jo dhe jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit), dhe thuhet (nga familja e të afërmit): ’’Kush do ta shërojë’’, dhe ai bindet se ai po ndahet, e t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja)”. “Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u fal. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.” (El-Kijame: 26-32) Ashtu do të vendosesh në atë gropë, e unë jam me plotë shpresë se në atë moment do të ndryshohesh dhe do të fillosh të mendosh se a ka dritë në atë gropë. Por, jo për Zotin, aty nuk ka dritë, ka vetëm errësirë të tmerrshme. Nuk ke mundësi që të lëvizësh në atë vend të ngushtë as majtas e as djathtas, kurse njerëzit më të afërt, më të dashur shpejtojnë në varrimin tënd dhe në gjuajtjen e dheut mbi trupin tënd. E pastaj ç’ndodhë? Pastaj, do të hapen dy sytë dhe do të dëgjosh zërin e nallaneve të të dashurve tu, të cilët kthehen në shtëpitë e tyre. Më pas sheh dy vetë, të cilët nuk I njeh dhe pyetesh se kush janë? Ata janë Munkeri dhe Nekiri, të cilët vijnë për të të pyetur: ’’Kush është Zoti yt; si e kalove jetën tënde, para fjetjes cilin e përmendje; cili ishte më i dashuri yt në dunja, a ishte All-llahu i vërtetë apo dikush tjetër; a ishte përmendja e All-llahut apo këngët e çoroditura?

Llogarit veten motër e dashur, dhe ke kujdes si do t’u përgjigjesh pyetjeve të dy melekëve? Poqese ke qenë mospërfillëse e urdhërave të All-llahut do të klithësh: ’’Ah, ah nuk e di’’, do të thuash. E nëse nuk përgjigjesh në ato pyetje, varri do të ngushtohet derisa të bashkohen brinjët e trupit tënd, do të rrihesh në kokë me çekan, me të cilin po t’i mëshohej një kodrës do të bëhej pluhur. A nuk frikohesh prej këtij përfundimi? ا’është me ty, që po merr guxim t’i bësh mëkat All-llahut, dhe sillesh sikur asgjë s’të intereson?

Pastaj të vjen një person në varr, dhe ti e pyet: ’’Kush je ti me këtë fytyrë të shëmtuar?’’. Ai të përgjigjet: ’’Unë jam puna jote e keqe, unë jam muzika që dëgjoje, filmat e fëlliqur që shikoje, unë jam shikimi yt, ecja jote nëpër vende të ndaluara, fjala jote, unë jam lënia e namazit që bëje, unë jam mëkati yt ndaj All-llahut. Për Zotin, nuk të njihja, vetëm si mëkatare dhe indiferente ndaj përmendjes së All-llahut. Sa i përket namazit përtoje, kurse kur ishin në pyetje epshi dhe kënaqësitë ishe e zellshme dhe e gjallë.

A nuk frikohesh prej kësaj dite kur do të qëndrosh përpara All-llahut të Madhëruar e zhveshur, e zbathur me flokë të thinjura prej frikës së madhe? A nuk frikohesh kur do të pyet All-llahu: ’’A nuk t’i dhashë të gjitha të mirat dhe begatitë, pra ç’të shtyri të më bësh mëkat Mua? E, sikur të shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: ’’Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur”. (Es-Sexhde: 12)

Prej punëve që të mbrojnë prej mëkateve është shpresa në All-llahun, shpresa në mëshirën e Tij. Kur të ndodhesh para ndonjë mëkati dhe largohesh, All-llahu të mbjell lumturi në zemrën tënde. Kështu e shijon ëmbëlsinë e imanit, e ditën e Ahiretit kur të dalësh përpara All-llahut, do të jepet një fletë e bardhë dhe e pastër. Ajo fletë paraqet largimin nga mëkatet, të cilat ke mundur t’i bësh me lehtësi, dhe je larguar vetëm për hirë të All-llahut. Pas gjithë kësaj, a nuk ke shpresë në All-llahun që kur të largohesh prej mëkateve, ta ndriçon zemrën tënde me iman e lumturi? A nuk shpreson ditën kur All-llahu të jep librin e veprave tua, i cili të ndriçon rrugën për në Xhennet, atë ditë kur “Ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti”. (Ez-Zumer: 73) Po, nëse jetën tënde të shkurtër e ke kaluar në respekt ndaj All-llahut, dhe je penduar për atë të keqe që ke bërë. E kur ta takosh All-llahun, atë ditë sillesh në Xhennet, gjerësia e së cilit është sa qiejt e toka, era e mirë e të cilit nuhatet katërdhjetë vite larg. A mund të parafytyrosh se si duken dyert e Xhennetit apo si duket toka e tij e bardhë e përzier me ngjyrë të kuqe. Ajo është tokë e bardhë prej shafrani, me margaritarë. Aty ka pallate të mëdha, gjatësia e të cilëve është gjashtëdhjetë milja. A e di se si është forma e atij pallati? Ai duket si margaritar i mbështjellur. Aty ke ç’të duash prej fruteve dhe ushqimeve të ndryshme: ke lumenj prej qumështi, prej mjaltës së kulluar dhe ujit të pastër. All-llahu i Madhëruar thotë: “Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre…” (Muhammed: 15) Mbylli sytë dhe mendo si mund të jetë ai lum prej qumshti, me shije të pandryshuar, me shije që nuk i ndryshohet sado kohë që të kalojë, ose paramendo atë lum prej mjalti, si mund të jetë?Banorët e Xhennetit kanë gjithë atë që u dëshiron shpirti e u kënaqet syri. Aty ka që syri se ka parë as veshi se ka dëgjuar, e as që dikush e ka paramenduar. Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ’’Vendi që zë një kamxhik në Xhennet, është më i mirë se kjo botë dhe ç’ka në të’’. Gjithashtu ai thotë: ’’Sikur të dalë prej Xhennetit diçka më e vogël se sa thoi, do ta zbukuronte hapësirën mes qiellit dhe tokës. Sikur një hyri e Xhennetit të dalë në këtë botë do të ndriçonte qiellin dhe tokën dhe do t’i mbushte me erë të mirë. Shamia e saj është më e vlefshme se e gjithë bota dhe ç’ka në të’’. Këto janë hyritë e Xhennetit, e besimtaret e devotshme do të jenë zonja të këtyre hyrive dhe më të mira e më të bukura se ato. A nuk dëshiron këtë përfundim të cilin mund ta arrishë me durim të vogël dhe largim prej mëkateve, duke ulur shikimin, duke mbrojtur dëgjimin prej haramit dhe duke u larguar prej dëfrimeve të ndaluara. “Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi”. (El-Insan: 12)

Motër e dashur, a nuk shpreson tërë këtë, a nuk kërkon rrugën e cila të sjellë në Xhennet, ajo rrugë që kushtëzon durimin dhe largimin prej mëkatit. Për Zotin, nëse largohesh prej asaj rruge, All-llahu ta zëvendëson me lumturi në këtë botë: “E për sa u përket atyre fatmirëve, ata janë në Xhennet përgjithmonë…” (Hud: 108) Pyeti besimtaret e devotshme se cilat janë në momentet e tyre më të lumtura? Sigurisht do të përgjigjen: ’’Ata janë momentet e namazit të natës në Ramazan, apo ato janë momentet e iftarit, apo të thonë ato janë momentet e ndejave duke përmendur All-llahun, ose momenti kur zgjohemi për të falur namaz nate dhe na mbushen sytë me lotë!’’. Lumturi që ta kaplon zemrën. Nëse kështu të takon vdekja, shpirti do të del me rehati sikur uji që del nga ibriku. Varri do të jetë i gjerë sa të sheh syri dhe do të jeshë e siguruar prej trishtimit të madh Ditën e Kijametit. Pastaj do të qëndrosh nën hijen e Arshit dhe do të sillesh në Xhennetitn e Zotit tënd. A nuk e don këtë përfundim, këtë rrugë larg mëkateve, duke shoqëruar besimtaret e devotshme?

Ato të cilat t’i mësuan mëkatet, largohu prej tyre për hirë të All-llahut, ose këshilloi që të kthehen në rrugën e Tij, e nëse nuk pranojnë ik prej tyre, ngase nuk përfiton asgjë tjetër, pos përgojimit dhe gënjeshtrës të cilat të sjellin vetëm telashe në jetë!

Motra ime, afrohu te besimtaret dhe tregoju se je penduar, dhe se don që të ecësh rrugës së All-llahut. Tregoju se kënaqesh kur në ndejat e tyre dëgjon duke përmendur All-llahun dhe leximin e Kur’anit. Aty mund të shohësh edhe argëtim në kufij të caktuar. “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj nesh dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28)

Mos thuaj, muslimanja s’është e lirë, ka shumë obligime, ajo nuk qeshet asnjëherë. Ulu me ato vetëm një kohë të shkurtër dhe do të bindesh se ndejat e tyre janë të mbushura me lumturi e gëzim ku dëgjohen vetëm fjalë të bukura. Ndejet e tyre janë si kopshtet e Xhennetit, e shoqërimi i tyre pishtar i rrugës së vërtetë, që dërgon në Firdeus, në Xhennetin më të lartë. Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ’’Kur të shihni kopshte të Xhennetit, uluni në to’’. Njerëzit pyetën: ’’Cilat janë kopshtet e Xhennetit, o i Dërguari i All-llahut?’’ Ndejet ku përmendet All-llahu-tha ai.

Robëreshë e All-llahut, dije se kur bën mëkate ka Zot i Cili të mbikëqyr dhe i llogarit veprat tua. Dije se, dënimit të All-llahut nuk mund t’i përballosh, dhe se kur të vijnë melekët e dënimit nuk ke mundësi të refuzosh. Kthehu kah mëshira e All-llahut dhe Xhenneti i Tij, gjerësia e të cilit është sa qiejt e toka, nëpër të cilin rrjedhin lumenj me pallate prej margaritari dhe hije të mëdha që kalorësi s’mund ta kapërcejë as për njëqind vite.

Për fund të këshilloj që të shoqërohesh me besimtaret e devotshme, se çdo njeri gabon, por më i miri prej tyre është ai që pendohet!

O shpirt pendohu se vdekja të afrohet,

kundërshto epshin që vazhdimisht të provokon.

A nuk sheh si agonia jetën ta rrëmben,

dhe dunjaja me Ahiretin bashkohet.

اdo ditë vdekja më e qartë na bëhet,

e në arenën e jetës gjurmët e saj shikojmë.

O shpirt ç’është me mua që pasurinë e lë pas meje,

dhe shpërngulem nga kjo botë me sy që më vajtojnë.

Përktheu: Agim Beqiri/albislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit