-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Si të lirohemi nga veset e këqija

Më të lexuarat

Shumë njerëz edhe pse besojnë në Allahun e Madhërishëm, bëjnë disa gabime të fshehta; kanë vese të këqija, sikur shikimi i pornografisë. Një këshillë të bukur për ndërprerjen e veseve të këqija na ofron Muhamedi a.s. Në fakt, i dërguari i Allahut na këshillon që nëse personi bën një mëkat atëherë duhet menjëherë të bëj vepra të mira që ato të fshijnë veprimin negativ të mëkatit. Kur besimtari bën mëkat, zemra i mbushet me pendim dhe pikëllim. Kjo është një shenjë e qartë e imanit. Nga mëshira e Allahut të Madhërishëm është ajo se Ai na ka lajmëruar për gabimet e vogla dhe të mëdha. Megjithatë kjo nuk na jep të drejtë që ne të vazhdojmë me mëkate të vogla. Nëse njeriu nuk largohet nga mëkatet e vogla me kohë do të fillojë me mëkatet e mëdha.

Si të largohemi nga veset e këqija?

Së pari, ushtroni vetdisiplinën, forcojeni vullnetin. Ndërpritni menjëherë veset e këqija. Megjithatë, nëse ju vjen rëndë kjo dhe vazhdoni me mëkate, mos e humbni shpresën. Kërkoni falje dhe provojeni gjithmonë këtë. Shtoni veprat e mira. Mbusheni ditën me nafile, lexim të Kuranit, dhikr, lexim të literaturave të ndryshme dhe kështu nuk do të keni kohë për gjëra të padobishme.

Në suren Hud i Madhërishmi thotë: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud, 114).

Tregimet e profetëve – shumë aktual edhe sot!

Allahu i Madhërishëm në Kuran përmend tregime për popujt e mëhershëm që neve të na ofroj lehtësi dhe qetësi: edhe para nesh kanë jetuar popuj të cilët kanë kaluar edhe nëpër sprova më të rënda se ne. Andaj nëse ata kanë mundur të qëndrojnë dhe triumfojnë, edhe ne mund t’i mposhtim veset e këqija dhe sprovat. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke u mbështetur në Allahun e Madhërishëm dhe duke i ndjekur udhëzimet e Tij.

“Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët. (Hud, 120). Një ajet i ngjashëm është edhe në suren Jusuf. “Ne po të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë. (Jusuf, 3).

Njeriu mund të marrë mësim në dy mënyra, njëra më e lehtë, nëprmjet mësimeve nga ngjarjet që i godasin të tjerët, dhe tjetra më e vështirë, nëpërmjet sprovave që na godasin neve nëse jemi të pakujdesshëm ndaj urdhrave të Allahut.

Si të lirohemi nga zilia?

Tregimi për Jusufin a.s na jep leksione për zilinë: vëllezërit dëshirojnë ta dëmtojnë vëlluan e tyre për shkak të xhelozisë. Në të vërtetë personi xheloz dhe ziliqarë, nuk është në gjendje të jetoj në rehati. Zilia shkatërron rehatinë tonë dhe rehatinë e tjerëve.

Në vend që të kemi zili ndaj atyre që u është dhënë begati, përse të mos e lutemi Allahun e Madhërishëm që edhe neve të na jap një mirësi të ngjashme? Një ilaë tjetër për zilinë është që ne të shohim mirësit që Allahu na i ka dhënë neve e jot të shikojmë çka u është dhënë të tjerëve. Mund të ketë gjëra që ne I posedojmë ndërsa ata nuk i kanë. Psh. Gruaja është martuar me personin që e ka dashur, mirëpo në martesë nuk i ka dalë ashtu sic ajo ka menduar dhe se ai nuk e donë dhe respekton. Në anën tjetër kemi një motër muslimane e cila ende nuk është martuar mirëpo, ka prindërit të cilët e duan pa masë dhe e vlerësojnë.

Të mendojmë për një shembull. Burri ankohet për gruan e cila nuk hanë ushqim të shëndetshëm dhe nuk ka kujdes për shëndetin e saj. Megjithatë, burri tjetër ankohet se gruan e ka të shëndetshme dhe të re, mirëpo ka një karakter të keq. Çdo njëri prej tyre ka diçka për të cilën duhet të jetë falënderues. Zilia na bën të verbër. Kur t’ju vijnë mendime të errëta kërkoni mbrojtje nga Allahu i Madhërishëm.

Të tjerëve mos u flitni për mirësitë tuaja!

Mos u flisni njerëzve tjerë gjtihçka që ju ndodh juve, sidomos mos jepni detaje për planet e ardhshme tuaja. Mos tregoni deri sa t’i realizoni. Allahu i Mahdrëishëm në suren Jusuf na tregon se edhe njerëzit më të afërm mund të na dëmtojnë nga zilia dhe xhelozia. Jusufi a.s pa në ëndërr se i bien në sexhde Hëna, Dielli dhe njëmbëdhjet yje. Kur këtë ia tregoi babait të tij ai e këshilloi: “O biri im! Mos ua trego ëndrrën tënde vëllezërve të tu, që të mos kurdisin ndonjë gjë kundër teje, sepse, vertet, djalli është armik i hapët i njeriut.” (Jusuf, 5).

Njëri nga emrat e bukur të Allahut është edhe Esh-Shekur (Falënderuesi). Kur njeriu ka mundësi të bëj mëkate, ndërsa për hirë të Allahut nuk e bën, Allahu i Madhërishëm për këtë ia ngrit statusin. Këtë shumë qartë e shohim nga sureja Jusuf. Një grua e bukur e pasur në shtëpinë e saj mundohet ta mashtrojë Jusufin a.s, ndërsa ai vetëm nga frika ndaj Allahu largohet nga zinaja. “Por ajo, në shtëpinë e së cilës gjendje ai, nisi ta josh në kundërshtim me dëshirën e tij. Ajo ia mbylli dyert dhe tha: “Jam e gatshme për ty!” Kurse Ai tha: Allahu më ruajt! Me të vërtetë, Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe, pa dyshim, keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë.” (Jusuf, 23).

Përktheu: Arsim Dauti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit