22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Si e mposhti koronavirusin Zelanda e Re?

Më të lexuarat

Ndërsa numrat e viktimave të koronavirusit në Itali, Spanjë, Francë dhe SHBA kapin qindra të vdekur, Zelanda e Re raporton vetëm një viktimë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Washington Post, çelësi i suksesit për këtë është strategjia e ndjekur nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Në fillim të marsit, qeveria udhëzoi të gjithë turistët – në periudha normale, Zelanda e Re pret rreth 4 milion turistë në vit – të vetizolohen për 14 ditë. Më 19 mars, u vendos mbyllja e kufijve. Ky veprim rezultoi i efektshëm pasi erdhi para përhapjes së virusit në vend.

Qeveria fillimisht i bëri thirrje qytetarëve për të qëndruar në shtëpi në fillim të krizës dhe më pas urdhëroi izolim më 23 mars. U mbyllën shkollat ​​dhe shërbimet jo-të domosdoshme dhe u ndalua aktivitetet jashtë shtëpisë. Qeveria paguan të gjithë qytetarët, të cilët nuk punojnë për shkak të izolimit.

Kryeministrja Andern deklaroi se Zelanda e Re planifikon të mbajë në fuqi këto masa të distancimit social për të paktën një muaj të plotë.

Zelanda e Re raporton gjithsej 1210 raste me koronavirus. Nëse vendi do të ecë me këto ritme, do t’i rikthehet jetës normale para se të hyjë në muajt e vjeshtës, më shpejt sesa SHBA ose Evropa.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit