Gatimi në përgjithësi paraqet një kënaqësi, megjithëse ka momente kur kjo na vjen në majë të hundës – në situatat kur, ta zëmë, grijmë qepën.
Përveç lotëve, te qepa na pengon edhe era e cila mbetet në duar edhe pasi t’i lajmë ato. Si ta heqim qafe atë erë?
Zgjidhja gjendet në lëngun e limonit. Mjafton të fusni duart në lëngun e limonit dhe duart do të kenë erë të këndshme dhe të freskët, sepse përbërësit e limonit neutralizojnë erën e pakëndshme të qepës.
Një zgjidhje tjetër do të ishte uthulla e përzier me ujë, pastaj larja e duarve me ujë, assesi të vakët, i cili hap poret, duke mundësuar erës të futet edhe më thellë në lëkurë.
Po ashtu mund të bëni edhe një përzierje nga kripa e kuzhinës dhe uji, me të cilën do t’i fërkoni duart mirë. Përveç që do të neutralizojë erën, kjo përzierje do të shërbejë edhe si një “piling” praktik për duar.