22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Dhjetë muajt e parë të Thaçit si president: ja pse rezulton më i dobët se Jahjaga

Më të lexuarat

Për dhjetë muajt e parë të mandatit si president, Hashim Thaçi është treguar lider më i dobët në politikën e jashtme se e shumëkritikuara, presidentja e “zarfit”, Atifete Jahjaga.

Kjo e fundit, edhe pse u përqesh në vazhdimësi, duke u cilësuar edhe si e paditur, jo vetëm nga parti politike e analistë, megjithatë arriti t’ua mbyllë gojën të gjithëve me përkrahjen e madhe që mori nga shtetet më të fuqishme, sidomos nga Amerika, ku u prit dhe nga ish-presidenti Barack Obama.

E ndërsa Jahjaga kishte derën çel në të gjitha shtetet duke prezantuar vendin në mënyrë të denjë, disa statistika të publikuara nga ish-drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, e nxjerrin Thaçin humbës në këtë pikë.

Statistikat thonë se gjatë periudhës prill 2011- janar 2012, Jahjaga përfaqësoi Kosovën në 6 konferenca ndërkombëtare, zhvilloi 13 takime me liderë botërorë, dhe poashtu 6 takime me udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Thaçi, gjatë periudhës prill 2016 – janar 2017, përfaqësoi vendin në 5 konferenca ndërkombëtare, zhvilloi 9 takime me liderë botërorë dhe vetëm 3 takime me udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

“Ja pse në shtator s’e takova me Obamën”

Përkundër se statistikat flasin në disfavor të tij, Thaçi mohon të jetë më i dobët se Jahjaha, derisa ka përmendur disa vizita të realizuara në shtete të ndryshme, dhe sqaron pse nuk takoi Obamën vitin e kaluar.

Unë mund të them se edhe në takime të ndryshme ndërkombëtare edhe bilaterale jam tepër komod në përgjegjësitë e mija që i kam kryer. Dua të ritheksoj se vetëm nga Papa Françesku dy herë jam pritur në audiencë private.
E kam takuar si kryeministër presidentin Obama.  Kësaj radhe unë jam tërhequr për të shkuar kryeministri në Nju Jork për tu takuar me presidentin Obama, në shtator unë kam pasur të takohem.
Nuk e kam pasur pikë të dobët takimin me Obamën sepse e kam takuar edhe më herët, dhe kam menduar se do të ishte në interes edhe lidershipi tjetër të ketë takime të tilla sepse ka qenë viti i fundit i presidentit Obama në zyrë dhe do ishte me interes që të takohet edhe kryeministri Mustafa
”, ka deklaruar Thaçi, për mediat kosovare.

Duke pasur parasysh statistikat e jo deklarimet e bëra nga Thaçi, shtrohet pyetja; se cilat janë arsyet kyçe pse Jahjaga po del triumfuese karshi tij në politikën e jashtme?

Përparësitë e Jahjagës

Arsyet pse Jahjaga ka pasur derën hapur në të gjitha shtetet e zhvilluara janë të shumta, por që kryesisht lidhen me figurën e saj të pastër.

Padyshim se arsyeja kyçe është se Jahjaga nuk ka qenë e pjesë e asnjë partie politike dhe emri i saj nuk është përfolur asnjëherë për afera korruptive.

Puna e saj e shkëlqyeshme si punonjëse e policisë, gjatë së cilës kohë ndërtoi raporte me zyrtarë të shtetit amerikan, poashtu është një faktor tjetër.

Pavarësisht rrethanave politike, ajo u pranua nga spektri i gjërë politik dhe më pas arriti të luaj rolin e unifikueses, gjatë kohës së krizës politike. Ndonëse pa ndonjë rezultat, uli në një tryezë të gjithë liderët.

Mangësitë e Thaçit

Thaçin më të dobët në planin e jashtëm e bëjnë disa faktorë, por që ato pashmangshëm lidhen me karrierën e tij politike.

Akuzat e senatorit Dick Martit ku Thaçin e cilëson si bos të mafias në Kosovë, mund të jetë arsyeja kryesore pse presidenti aktual nuk shihet me sy të mirë si Jahjaga në shtete të ndryshme.

Një tjetër arsye është edhe përmendja e emrit të tij për afera korruptive, si dhe  të qenit një lider jounifikues, pasi dihet që ditën kur u zgjedh president, Prishtina u kaplua nga protestat që shpërthyen në dhunë.

Edhe sot, Thaçi nuk njihet si president nga partia e parë opozitare, Vetëvendosje, deria as dy partitë e tjera AAK e NISMA, nuk pranojnë të ulen në një tryezë të cilën e thërret presidenti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit