2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si të hani më pak sheqer

Më të lexuarat

Hulumtimet e fundit kanë treguar se si britaniku mesatar konsumon 46 kilogramë sheqer në vit, ndërsa amerikani mesatar në periudhën e njëjtë ha 59 kilogramë. Edhe pse nuk ka të dhëna të ngjashme për vendin tonë, është e sigurt që kjo shifër rritet edhe tek ne nga viti në vit, derisa ne pranojmë shprehitë gjithnjë e më të këqija të të ushqyerit.

Sheqeri është fajtori kryesor ushqyes për zhvillimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve të rënda, si trashësia, problemet me zemër, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe disa formave të tumoreve. Megjithatë, shmangia e sheqerit në ushqim nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë disa, pasi që një numër i madh i ushqimeve përmban përqindje të lartë të sheqerit, madje edhe ato për të cilat vështirë që do të kishim menduar në fillim.

Asociacioni i mjekëve amerikanë rekomandon kufizimin e konsumimit të sheqerit në organizëm në gjashtë lugë çaji në ditë për femrat dhe nëntë për meshkuj. Fëmijët më të vegjël se tetë vjet nuk duhen të konsumojnë më shumë se tri lugë çaji.

Në shikim të parë gjashtë lugë nuk tingëllojnë edhe aq pak, por shikoni listën vijuese të ushqimit që përmban atë sasi të sheqerit (rreth 24 gramë) dhe do të shihni se sa lehtë është të tejkalohet ajo sasi:

• ¾ e kënaçes së Coca-Colës;

• Gjysmë qese (rreth 80 gramë) e bonboneve të frutave;

• 60 mililitra (2 toptha) akullore;

• 170 gramë (një paketim) jogurt frutash;

• 6 lugë të mëdha keçap.

Nëse shtoni edhe një lugë çaji sheqer në kafen tuaj të mëngjesit dhe hani cornflakes të sheqerosura lehtë në mbrëmjes, tashmë keni arritur sasinë maksimale të rekomanduar në ditë.

Për shkak të gjithë kësaj nuk është aspak çudi që njeriu mesatar ha dhe deri gjashtë herë më shumë sheqer në ditë se sa është sasia e shëndetshme. Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të njihni ushqimin i cili në vete përmban sasi të lartë të sheqerit, ndërsa kjo ndonjëherë nuk është transparente në shikim të parë. Herën e ardhshme kur të lexoni etiketën e ndonjë produkti, kini kujdes që të mos përmbajë ndonjë nga këta përbërës:

Shurupi i misrit

Dekstroza

Fruktoza

Koncentrati i lëngut të frutave

Glukoza

Mjalti

Sheqeri invert

Laktoza

Maltoza

Melasa

Sukroza

Para se të filloni me largimin e plotë të produkteve me këta përbërës nga shtëpia, filloni me këta hapa të thjeshtë. Ndërprisni blerjen e ëmbëlsirave industriale dhe çamçakëzëve në dyqane, shmangni pijet e ëmbla me gaz dhe pa gaz, përgatisni vetë cornflakes me pemë të thata në shtëpi dhe hani tortë, biskota dhe ëmbëlsira vetëm në raste të veçanta. Njëlloj kështu hani sa më shumë pemë dhe perime sezonale, qumësht me përqindje të ulët të yndyrës dhe drithëra të papërpunuara./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit