Shamitë e mëndafshit janë shumë elegante dhe e bëjnë cdo veshje shumë të veçantë. Ato janë elegante dhe në modë.
Shkëlqimi i pëlhurës vërehet pa marrë parasysh nëse është natë apo ditë. Ju mund ta përdorni shaminë e mëndafhtë me veshje të thjeshtë apo elegante.
Për ta rregulluar në mënyrë më të bukur, ndiqni hapat e mëposhtëm
1. Vendosni hixhabin në kokën tuaj, njërën anë më gjatë, e tjetrën më shkurtë
2. Vendosni gjilpërën me kokë poshtë mjekrës suaj
3. Rrotullojeni anën e gjatë rreth kokës
4. Mbajini palën lirshëm, e jo shtrëngueshëm
5. Vendoseni një gjilpërë me kokë në pozicionin që ju pëlqen
6. Sillni pëlhurën e mbetur në kraharor, në anën e djathtë
7. Fiksojeni shaminë me një gjilpërë Në maje të kokës.