4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA!!

Më të lexuarat

Në vazhdim do i cekim disa adhurime, të lehta dhe të përditshme, mirëpo me peshë të madhe, ngase ato i shlyejnë gjynahet dhe kjo padyshim është dhunti e madhe prej Allahut!

1. Shlyeji ato me këtë hadith: “Nuk ka njeri në tokë i cili thotë: “La ilahe il-lAllah, vAllahu ekber, ve la haule ve la kuvete il-la bil-lah; vetëm se i falen atij gjynahet, qofshin ato edhe sa shkuma e detit”. (Hadithin shejh Albani e konsideron të mirë) 
2. Shlyeji ato pas ngrënies së ushqimit: “Kush ha ushqim dhe pastaj thotë: Falënderimi i takon Allahut që më ushqeu me këtë ushqim, dhe më furnizoi me lehtësi, pa ndihmën dhe fuqinë time; i falen gjynahet e mëparshme”. (Hadithin shejh Albani e konsideron të mirë)

3. Shlyeji ato pas veshjes së rrobave tua: “Kush e vesh rrobën dhe thotë: Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë rrobë dhe më furnizoi me lehtësi me të, pa ndihmën dhe fuqinë time; i falen gjynahet e mëparshme”. (Hadithin shejh Albani e konsideron të mirë).

3. Shlyeji ato gjatë ditës tënde me hadithin: “Kush thotë: “Subhanallahi ue bihamdihi”, në ditë njëqind herë, i fshihen gjynahet edhe po të ishin ato sa shkuma e detit”. (Muslimi).

4. Shlyeji ato pas namazit: “Kush thotë pas çdo namazi 33 herë Subhanallah, dhe 33 herë Elhamdulilah, dhe 33 herë Allahu Ekber, 99 në tërësi dhe e plotëson të 100 me fjalën la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el Mulku, ve lehu el Hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir; i fshihen gjynahet edhe po të ishin sa shkuma e detit”. (Muslimi).

5. Shlyeji ato para gjumit tënd: “Kush thotë kur bie në shtratin e tij: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el Mulku, ve lehu el Hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir, la hauele ve la kuvete il-la bil-lahi, el Alij, el Adhim, subhan-Allah, elhamdulilah, ve la ilahe il-lAllah, vAllahu ekber; i fshihen gjynahet edhe po të ishin sa shkuma e detit”. (Sahih Tergib).

6. Shlyeji ato gjatë ezanit: “Kush thotë kur e dëgjon myezinin: Esh-hedu en la ilahe il-lAllahu, vahdehu la sherike lehu, ve en-ne Muhameden abduhu ve resuluhu, redijtu bil-lahi rab-ben, ve bi Muhamedin resulen, ve bil islami dinen; i falen atij gjynahet”. (Muslimi). 

7. Shlyeji ato me istigfarin (kërkim faljen) tënd: “Kush thotë: Estagfirullahe, el-ledhi la ilahe il-la huve, el Hajje el Kajume, ve etubu ilejhi; i falen atij edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja”. (Hadithin shejh Albani e konsideron si të vërtetë). 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit