3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si po e ‘shkatërron’ Ministria e Kulturës Xhaminë e Kalasë së Borshit

Më të lexuarat

E ndërsa shëtit nëpër Shqipërinë e vogël, do të shohësh vende nga më të lashtat, historike dhe monument kulture të qytetërimeve të ndryshme, të cilat i rezistuan shekujve, shkatërrimeve, luftërave dhe komunizmit, por fatkeqësisht nuk po i rezistojnë dot harresës dhe neglizhencës shtetërore dhe zyrtare të viteve postkomuniste.

E tillë është edhe xhamia e kalasë së Borshit, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e cila fatkeqësisht ndodhet në një gjendje alarmante në prag shembjeje dhe zhdukjeje totale. Xhamia e Kalasë së Borshit është ndërtuar nga Haxhi Bendo, mbështetësi i Ali Pashë Tepelenës në këto anë. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, të cilat sot merren më shumë me fasada dhe restaurime, bazuar në një PR dhe reklamë politike, e kanë lënë në harresë të plotë këtë monument e shumë të tjerë nëpër Shqipëri.

Nëse shteti nuk vë dorë është përgjegjësi morale që edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të vë dorë sa më parë, që ta shpëtojë nga kjo gjendje që ndodhet. Historia e Borshit Kalaja e Borshit në Sarandë (ose Kalaja e Sopotit siç njihet në histori) ndodhet mbi një kodër të Borshit, që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.e.s. Borshi ka qenë një qytet antik dhe kishte një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s. qyteti fillon të zgjerohej, jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por dhe në shpatet perëndimore dhe në zonën veriore të saj. Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565.

Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai. Kosmografi i mbretit Ruxher të Siçilisë, Al-Idrizi, mysliman i Siçilisë, bën një përshkrim të brigjeve të Shqipërisë dhe në veprën e tij “Kitab Ruxher” këtë vend e quan Sopot. Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit dhe në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës, kohë kur u ndërtua edhe xhamia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit