8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Shpopullimi dhe mplakja e Shqipërisë, Ben Blushi propozon blerjen me para të një tipari musliman

Më të lexuarat

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka hedhur së fundi idenë që për çdo bebe të lindur shteti të japë shpërblim 1000 euro, sigurisht nëse partia e tij do jetë në pushtet. Blushi prej kohësh e ka ngritur shqetësimin e shpopullimit të Shqipërisë apo mplakjes së saj, duke e ndërfutur si fenomen dhe tek ligjërimi anti-qeveritar në lidhje me valën e re të emigrimit që po ndodh prej afro 3 vitesh.

“Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në nje dekadë kemi lindur 50.000 bebe më pak se një dekadë më parë. Në vitin 1990 shtoheshim me 80.000 bebe në një vit, ndërsa sot lindim 30.000 fëmijë në vit. Gjatë vitit 2016 kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë. Është tragjike masa me të cilën po zvogëlohemi si popull për shkak te dëshpërimit, padrejtësive, papunësisë dhe mungesës kronike të shpresës. Nëse kjo situatë vazhdon pas një dekade do jemi shumë më pak për shkak të lindjeve të ulëta dhe emigracionit masiv. LIBRA do të bëjë çdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqipëria mund të jetë një vend i jetueshëm për fëmijët e tyre. LIBRA do ndjekë nje politikë të qartë kundër shpopullimit të vendit duke hapur punë për të rinjtë, duke inkurajuar kthimin si investitorë të emigrantëve në Shqipëri si dhe duke nxitur lindjet. LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”, shprehet Blushi në një mesazh të tij në FB.

Dhe duhet kujtuar se një metodë të tillë është Serbia që e aplikon prej vitesh, po me kuotën 1000 euro për kokë-foshnjeje, e cila është ndër vendet më të kërcënuara nëm rajon nga mplakja.

Por gjithashtu duhet kujtuar se lindshmëria, ose ndryshe nataliteti i lartë, është një tipar musliman. Në shumë vende me popullsi muslimane, edhe pse të përfshira në konflikte, si përshembull në Palestinë, lindshmëria vijon me të njëjtat kuota të larta. Muslimanët udhëhiqen nga një direktivë profetike për të sjellë në jetë sa më shumë fëmijë, edhe me arsyetimin tokësor të efekteve pozitive në çdo drejtim.

Kështu që në këtë pikë, Blushi kërkon të blejë më para atë që për muslimanin është një tipar me nuanca virtyti: të sjellësh në jetë sa më shumë jetë njerëzore!    /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit