9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SI NDRYSHUAN BOTËN SHPIKËSIT MUSLIMAN?!

Më të lexuarat

GAZETA BRITANIKE INDEPENDENT i ka numëruar 20 shpikjet më me ndikim dhe që shpikësit e tyre i identifikon si muslimanë.Zbulimet e muslimanëve

Nga kafeja te çeqet, ushqimi në tre pjata, sistemi i numerave, loja e shahut e shumë të tjera gjëra që shpikësit muslimanë i kanë dhënë botës dhe e kanë ndryshyar atë.

1- Kafeja.

Historia fillon nga një fshat i largët në Etiopi me emrin Kaffa. Barinjtë e fshatit panë se dhitë e tyre kur ushqeheshin me bimën që më vonë mori emrin Kafe ishin më aktive. Një nga barinjt që historia e përmend me emrin Halid ishte i pari që i mori kokrrat e kafesë dhe pasi i ziu ata i piu dhe pa efektin e menjëherëshëm të saj. Kjo pije përhapjen më të madhe e gjeti në Jemen ku grupe sufistësh e pinin me shumicë atë që të ishin me aktiv gjatë adhurimeve të tyre.

Në shek XV osmanët e sollën atë në Stamboll dhe më vonë në Venedik nga ku u përhap në të gjithë Europën. Në Lombard Street në qytetin e Londrës në vitin 1650 një turk hapin kafenë e parë. Në Europë kafeja mori edhe emërtimet që e njohim sot kafe arabe, kafe turke, kafe italiane, kafe angleze.

2- Kamera.

Grekët e lashtë mendonin se sytë tanë lëshonin rreze, si një lazer, që na mundësonin të shihnim. Personi i parë që kuptoi se drita hyn në sy dhe nuk del prej tyre ishte matematikani, astronomi dhe fizikan i shekullit të X , Ibn al-Haitham. Ai shpiku kamerën e parë me vrima, pasi vuri re mënyrën se si drita erdhi përmes një vrime në kapakët e dritareve. Sa më e vogël të jetë vrima, aq më e mirë është figura, ai ka punuar dhe ngriti kamerën e parë Obscura .

İbn al-Haitham gjithashtu njihet si njeriu i parë që kaloi fizikën nga një aktivitet filozofik në atë eksperimental.

3- Shahu.

Shahu për herë të parë mendohet se u zhvillua në İndinë e lashtë. Por loja që njohim ne sot formën e saj e mori në Persi. Nga atje më vonë u përhap në të gjithë lindjen e mesme. Në shek. X muslimanët e Spanjës e përhapën atë pothuajse në të gjithë Europën.

4- Makina e parë fluturuese.

Një mijë vjet para vëllezërve Wright, një poet musliman, astronom, muzikant dhe inxhinier i quajtur Abbas ibn Firnas bëri disa përpjekje për të ndërtuar një makinë fluturuese. Në vitin 852 ai u hodh nga minarja e Xhamisë së Madhe në Kordoba duke përdorur makinën që kishte përgatitur nga një mantel i tendosur me skelet druri. Ai u përpoq të fluturonte por nuk ia doli dot, mirëpo manteli i siguroi atij një rënie të lehtë ku shpëtoi vetëm me disa dëmtime. Disa vite më vonë në vitin 875, kur ai ishte 70 vjeç, duke e modifikuar makinën e tij me tendë prej mëndafshi dhe pupla të shqiponjave, u përpoq përsëri të fluturonte duke kërcyer nga maja e një mali. Ai fluturoi në një lartësi të konsiderueshme dhe qëndroi lart për dhjetë minuta por u rrëzua në uleje duke përfunduar kështu edhe aventurën e tij të fluturimit.

Aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit dhe një krater në Hënë janë emëruar me emrin e tij.

5- Sapuni.

Larja dhe pastërtia janë kërkesa fetare për muslimanët, gjë që është ndoshta arsyeja pse ata përsosën recetën për sapun që ne ende e përdorim edhe sot. Egjiptianët e lashtë edhe romakët kishin sapun të një lloji si pomadë. Por arabët i kombinuan vajrat vegjetale me hidroksid natriumi dhe aromatizime dhe vajra bimorë. Të parët që u prezantuan me sapunin dhe me larjen e përditshme ishin kryqëtarët.

Njëra prej karakteristikave më të habitshme të kryqtarëve, kur shkuan në vendet arabe ishte se ata nuk laheshin. Shampo u prezantua në Angli për herë të parë nga një musliman i cili hapi banjën që njihej si “Mahomed’s Indian Vapour Baths” në bregdetin e Brighton dhe në vitin1759 u emërua përkujdesës i shampos për mbretërit George IV dhe William IV.

6- Distilimi dhe elementët kimik.

Distilimi, mënyra e ndarjes së lëngjeve përmes dallimeve në pikat e tyre të vlimit, u zbulua rreth vitit 800 nga shkencëtari kryesor i Islamit, Jabir ibn Hajjan, i cili transformoi alkimin në kimi, duke shpikur shumë nga proceset themelore që ende janë në përdorim, kristalizimi, distilimi, pastrimi, oksidimi, avullimi dhe filtrimi. Përveç zbulimit të acidit sulfurik dhe nitrik, ai shpiku edhe alembikun (lampën vluese), duke i dhënë botës nga lëngu i trëndafilave aroma dhe parfume të ndryshme. Ibn Hayyan zhvilloi eksperimentimin sistematik dhe ishte themeluesi i kimisë moderne.

7- Boshti mekanik (transformimi i lëvizjes rrethore në lëvizje të drjetë).

Boshti është një paisje qëndrore në shumicën e makinerive moderne që e kthen lëvizjen rrotulluese në lineare.Boshti, një nga shpikjet më të rëndësishme mekanike në historinë e njerëzimit, u krijua nga një inxhinier i zgjuar mysliman i quajtur al-Jazari për të rritur sasinë e ujit për ujitje.

Në libri i tij në vitin 1206 “Njohurisë për Pajisje Mekanike” tregon se ai gjithashtu shpiku dhe përsosi përdorimin e valvulave dhe pistonëve, harton disa nga orët e para mekanike që lëvizen nga uji dhe peshat dhe ishte babai i robotikës. Midis 50 zbulimeve të tjera të tij ishte edhe brava me kombinim.

8- Peliçet mbrojtëse.

Ky proces në anglisht njihet si “Quilting” dhe është një metodë e mbushjes ndërmjet rrobës dhe astarit të mbrendshëm. Këtë metodë fillimisht muslimanët e përdorën për temperaturat e ftohta më vonë e konvertuan edhe si mjet luftarak. Duke mbushur pjesën ndërmjet rrobave të tyre fillimisht me kashtë, më vonë e përsosën atë duke përdorur lëkurë edhe zift. Këto rroba ishin të lehta dhe siguronin mbrojtje njëlloj si armaturat e hekurta.

Kryqëtarët për herë të parë këtë formë mburoje e panë te ushtarët saraçenë në Egjipt. Ata kishin veshur këmisha që ishin shumë të lehta por edhe të sigurta për tehun e shpatës.

Nëpërmjet kryqëtarëve këto rroba u përhapën në të gjithë Europën si për qëllim luftarak ashtu edhe për mbrojtje nga temperaturat e ulëta.

9- Kupolat me harqe.

Katedralet në formë arke me kupola dhe harqe të theksuara të stilit gotik në të gjithë Europën janë një kopje e huazuar nga arkitektura islame. Harku në arkitekturën islame ishte më i ngritur se ai që përdoresh nga romakët gjë që mundësonte ngritjen e godinave me të larta. Të gjitha katedralet që shohim të stilit gotik janë modele të kopjuara. Europa nga arkitektët muslimanë mori edhe përdorimin e dritareve të mëdha me hark, përdorimin e xhamave, stilin e ndërtimit të këshjellave etj. Arkitekti i kështjellës së Henry V ishte një musliman.

10- Bisturia dhe mjetet kirurgjikale.

Shumë instrumente moderne kirurgjikale kanë të njëjtin dizajn sikurse ato të krijuara në shekullin e 10 nga një kirurg mysliman i quajtur al-Zahraui. Skeletët e tij, sharrat e eshtrave, pincat, gërshërët për kirurgji të syve dhe shumë prej mëse 200 instrumenteve që ai ka hartuar janë të njohura për një kirurg modern. Ishte ai që zbuloi fijet (nga zorrët e kafshëve) për qepje të brendshme kirurgjikale.

Në shekullin e 13-të, një mjek tjetër mysliman, i quajtur Ibn Nafis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vjet përpara se William Harvey ta zbulonte atë. Mjekët myslimanë gjithashtu shpikën anestetikë të përzierjeve të alkoolit dhe zhvilluan gjilpëra për të thithur katarakte nga sytë një teknikë e përdorur edhe sot.

11- Mulliri me erë (Ventilatori)

Mungesa e ujit në tokat arabe bëri që të lindë nevoja për përdorimin e erës për të bluar grurë dhe për të nxjerrë ujin për vaditje. Për herë të parë mulliri me erë u ndërtua në vitin 634. Për të vënë në lëvizje mullinjtë nëpërmjet erës ata përdorën vela pëlhure dhe gjethe palme. Mulliri i parë në botën islame u ndërtua 500 para se të sillej në Europë.

12- Vaksinimi.

Teknika e vaksinimit nuk u shpik nga Jenner dhe Pasteur, por u krijua në botën muslimane dhe u soll në Evropë nga gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll në vitin 1724. Fëmijët e saj në Turqi u vaksinuan kundër sëmundjes së fruthit. Vaksinimi në botën islame ka qenë i gjërë, të paktën në Perandorinë Osmane vaksimi është bërë 50 vjet para se Europa të zbulonte atë.

13- Pena (stilografi)

Pena stilograf u zbulua për Sulltanin e Egjiptit në vitin 953, pasi kërkoi një penë që nuk do të njolloste duart dhe rrobat e tij. Ata i ndërtuan një penë me një rezervuar për bojën e cila mbushej nga sipër njëjtë si penat që përdoren edhe sot.

14- Sistemi i numrave dhe matematika.

Sistemi i numërimit në përdorim në të gjithë botën është ndoshta indian në origjinë, por stili i numrave është arab dhe së pari u përdor prej matematikanëve muslimanë al-Khuarizmit dhe al-Kindi rreth vitit 825.

Algebra u emërua sipas librit të al – Khuarizmit “ Al-Jabr ue Mu’habi”, shumica e përmbajtjeve të të cilit janë ende në përdorim. Puna e dijetarëve muslimane u importua në Evropë 300 vjet më vonë nga matematikanja italiane Fibonacci. Algoritmet dhe shumica e teorisë së trigonometrisë erdhën nga bota myslimane. Dhe zbulimi i Al-Kindi nga analiza e frekuencës krijuan bazën e kriptologjisë moderne.

15- Ushqimi me tre pjata.

Ali ibn Nafi, i njohur me nofkën e tij Ziryab erdhi nga Iraku në Kordoba në shekullin e 9 dhe solli me vete konceptin e vaktit me tre pjata – supë, pasuar nga peshku ose mishi, pastaj frutat dhe arra. Ai gjithashtu futi në kulturë edhe përdorimin e gotës së kristaltë.

16- Mbulimi i dyshemeve.

Qilimat konsideroheshin si pjesë e Parajsës nga muslimanët mesjetarë, në sajë të teknikave të tyre të avancuara të thurjes, të zhvillimit të modeleve dhe arabeskave, të cilat ishin bazë e artit islam. Në anën tjetër, dyshemetë e Evropës ishin dukshëm tokësore, për të mos thënë shtazore, derisa të futeshin në përdorim qilima arabë dhe persiane.

Në Angli, siç shkruan Erasmus, dyshemetë ishin të mbuluara me mbeturina që pastroheshin rrallë. Nganjëherë një dysheme nuk pastrohesh për 20 vjet, aty kishte mbeturina ushqimore, vjellje, jashtëqitje qensh apo macesh e shumë gjëra dhe neveri të tjera që nuk janë të përshtatshme për t’u përmendur këtu. Ndërsa tapetet dhe qilimat pastrohen dhe ndërrohen shpejt.

17- Çeqet.

Çeqet dhe letrat me vlerë gjithashtu vijnë nga bota islame. Fjala çek vjen rrjedh nga fjala arabe “sak” një dokument i shkruar ku kishte vlerë për të tërhequr mallrat e duhura dhe për të bërë tregëti. Kjo sillte shmangien e mbartjes së parave në rrugëtime të gjata dhe terrene të rrezikshme. Në shekullin e 9-të, një biznesmen mysliman mund të mbante një çek në Kinë të tërhequr në bankën e tij në Bagdad apo me një çek të tërhequr në Bagdad mund të blinte mallërat që i duheshin në Kordoba.

18- Globi dhe hartat.

Në shekullin e 9-të, shumë dijetarë myslimanë e morën si të mirëqenë se Toka ishte sferike.

Astronomi Ibn Hazm thotë se Dielli është gjithmonë vertikal mbi sipërfaqen e Tokës. Ky zbulim ishte 500 vjet përpara se të pohohej nga Galileo. Llogaritjet e astronomëve muslimanë ishin aq të sakta saqë në shekullin e 9-të ata llogarisnin që perimetri i Tokës të ishte 40,253.4 km. Dijetari al-Idrisi mori një glob për të përshkruar botën në oborrin e Mbretit Roger të Sicilisë në 1139.

19- Armët e zjarrit.

Ndonëse kinezët e shpikën barutin të parët dhe e përdornin për fishekzjarret e tyre, muslimanët arritën ta përpunonin atë dhe ti jepnin fuqi shtesë duke e pastruar me nitrat kaliumi. Muslimanët ishin të parët që filluan ta përdorin barutin për qëllime ushtarake. Në shek XV muslimanët kishin shpikur një raketë që e quajtën “Vezë-djegëse vetëlëvizëse” po ashtu ata zhvilluan edhe një lloj siluri që katapultohej në anijet armike dhe pastaj shpërthente.

20- Kopështet dhe lulet.

Evropa mesjetare kishte kopshte kuzhine dhe barishte, por arabët zhvilluan idenë e kopshtit si një vend i bukurisë dhe meditimit. Kopshtet e para mbretërore të pushimit në Evropë u hapën në Spanjën islame në shekulli XI. Lulet që kanë origjinën nga kopshtet muslimane janë trëndafili dhe tulipani.

Artikullin e INDEPEDENT mund ta lexoni duke klikuar linkun e mëposhtëm:
https://www.independent.co.uk/news/science/how-islamic-inventors-changed-the-world-6106905.html

“1001 Inventions: Discover the Muslim Heritage in Our World” is a new exhibition which began a nationwide tour this week. It is currently at the Science Museum in Manchester. For more information, go to http://www.1001inventions.com.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit