Historia e Ebu Bekr ibn Umer Lamtunit në kontinentin e zi
Ebu Bekr ibn Umer Lamtuni rrjedh nga fisi Berber Lamtuni. Pas vdekjes së Shejh Abdullah ibn Jasinit, themeluesit të lëvizjes Murabitun (Almoravidi), shejh Ebu Bekr ibn Umer Lamtuni mori udhëheqjen e Murabitunit në vitin 451 Hixhri (1059).
Ai ishte një udhëheqës politik, ushtarak, si dhe një dijetar musliman. Brenda dy viteve nga marrja e drejtimit të lëvizjes Murabituna, historia ka regjistruar atë që njihet si shteti i Murabitunit, i cili përfshinte një zonë shumë të vogël në Senegalin verior dhe Mauritaninë jugore.
Gjatë sundimit të tij të Murabitunit, pati një konflikt midis disa fiseve berbere në zonën midis Marokut dhe Mauritanisë, ndaj dhe Ebu Bakr ibn Umar Lamtuni udhëhoqi një grup murabitun për të zgjidhur mosmarrëveshjen, duke lënë si zëvendës kushëririn e tij Jusuf ibn Tashfin.
Pasi Ebu Bekr ibn Umer Lamtuni arriti të zgjidhte mosmarrëveshjen, ai shkoi në Afrikën Perëndimore për të ftuar njerëzit nga këto zona në Islam. Aty ai gjeti fise pagane që Islami nuk i kishte arritur.
Shejh Ebu Bekr ibn Umar dhe grupi i tij (ishin shtatë mijë prej tyre) u mësuan afrikanëve Islamin dhe shumë prej tyre u konvertuan menjëherë në Islam.
Ebu Bekr ibn Umer Lamtuni vazhdoi të përhapte thirrjen e tij, deri në vitin 468 Hixhri. (1076) dhe u kthye (pesëmbëdhjetë vjet pasi u largua nga Mauritania jugore si udhëheqës i shtetit të Murabitun), duke gjetur kushëririn e tij Jusuf ibn Tashfin, të cilin e la si emir të Senegalit verior dhe Mauritanisë jugore, si sundimtar të Senegalit, Mauritanisë, Marokut, Algjerisë, Tunizia, dhe si komandant i një ushtrie prej 100,000 luftëtarësh, të cilët ngritën flamurin e një shteti të madh, siç u bë ai i Murabitunit.
Ebu Bekr ibn Umer Lamtuni vuri re modestinë, devotshmërinë, diturinë dhe aftësinë tek kushëriri i tij Jusuf ibn Tashfin, ndaj dhe bëri diçka që ndodh vetëm në historinë e Islamit dhe që vetëm një besimtar i sinqertë mund ta bëjë. Ai i tha Jusuf ibn Tashfinit: “Ti je më i duhuri të jesh udhëheqës e jo unë. Ti je në gjendje të mbledhësh njerëz dhe të udhëheqësh vendin.Për sa më përket mua, ndjeva ëmbëlsinë e ftesës së njerëzve në Islam, kështu që do të kthehem në Afrikë, në xhungël për të ftuar njerëzit në Islam.”
Kështu Ebu Bekr ibn Umar Lamtuni u kthye në xhunglën afrikane dhe falë misionit të tij, Islami u pranua nga banorë në Guinea Bissau, Sierra Leone, Bregu i Fildishtë, Mali, Burkina Faso, Nigeri, Gana, Benini, Togo, Nigeria, Kameruni, Gabon dhe vende të tjera.
Pra, më shumë se pesëmbëdhjetë vende afrikane kaluan në Islam nëpërmjet një njeriu të vetëm, Bekr ibn Umar Lamtunit. /tesheshi.com/