1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si fitohet bereqeti i Ramazanit?

Më të lexuarat

Çdo kush prej myslimanëve është i interesuar në këtë kohë se si ta arrijë bereqetin e Ramazanit për të dalë prej këtij muaji me shpërblimin më të madh? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje themi: mundohu të ndjekësh në këtë muaj porositë e Allahut dhe të profetit të tij sepse ata kanë lajmëruar për mënyrën e arritjes së bereqeteve pastaj shiko gjithashtu dhe në veprat e selefevë të parëve tanë të mirë sepse ata kanë qenë njerëzit më të interesuar për të arritur bereqetet e çdo gjëje dhe i kanë njohur më mirë se kushdo tjetër rrugët që të çojnë te ky qëllim.

Kështu duke parë në fjalët e Allahut dhe të profetit të tij pastaj në veprat e selefeve gjejmë se bereqeti i Ramazanit arrihet si më poshtë:

1- Lutju Allahut të të japë bereqetin e Ramazanit! Tregohet prej disa selefëve si Mekhul Esh-Shamij dhe Jahja bin Ebij Kethir –Allahu i mëshiroftë- se në mbrëmjen e parë të Ramazanit i luteshin Allahut me këtë dua: “Allahumme sel-limnij li ramadane ue sel-lim ramadane lij ue tesel-lemhu min-nij mutekab-belen! O Allah më dorëzo mua te Ramazani, ma dorëzo mua Ramazanin dhe merre atë në dorëzim prej meje të pranuar” e transmeton Taberani dhe Ebu Nuajmi.

Mekhuli është një tabiin i vdekur në vitin 100 të hixhretit. Ai thoshte: jam endur nëpër gjithë dynjanë (ka për qëllim kryeqendrat e dijes së asaj kohe) për të marrë dije. Jahja bin Ebij Kethir është një tabiin i vdekur në vitin 132 të hixhretit dijetar i madh i hadithit aq sa për të është thënë: Nuk ka mbetur mbi faqe të tokës njeri në dije si Jahja bin Ebij Kethir. Praktika e këtyre selefëve nuk është tjetër veçse zbatim i këshillave profetike sepse për punët e mëdha jemi urdhëruar ti kërkojmë ndihmë Allahut dhe të mos dobësohemi para tyre siç tregon Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kushtoji rëndësi punëve të mira duke i kërkuar ndihmë Allahut dhe mos u dorëzo!” e transmeton Muslimi

Vijon…..

Dr Abdullah Nabolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit