Era jashtë ulërinte dhe rëra sulmonte tendën e improvizuar ku ne strehoheshim. Unë u ula pranë shokut tim të ri Hasan, një refugjat musliman i cili kishte ikur kohët e fundit nga dhuna e paimagjinueshme në kërkim të një vendi të sigurt për ta quajtur shtëpi. Por tani për tani ai pyeste veten nëse do e linte dot atë kamp në shkretëtirë, ose nëse një ditë ai do të bëhej varri i tij.
Unë kisha mbërritur në kamp vetëm pak ditë më parë, dhe sado të kisha dashur të shëtisja me besimin dhe këmbëngulësin e Angelina Jolie, sigurisht që nuk munda. Unë jam rritur në një qytet të vogël në Perëndim që shumë do të thoshin se ndodhet në mes të askundit, dhe megjithëse fëmijëria ime ishte e mahnitshme, unë rrallë largohesha nga qyeteti dhe sigurisht jo jashtë vendit. Një tjetër fëmijë i vogël, si unë, nuk e kishte aspak problem të kalonte oqeanin për t’u takuar me fqinjët të ngecur në rrethana të tilla të dëshpërueshme.
Megjithatë, me kthesat e jetës, u gjenda në një kamp refugjatësh një kontinent larg nga ndjesia e shtëpisë, i shqetësuar dhe jokompetent si kurrë më parë. Hasani dhe unë ishim takuar disa ditë më parë, dhe patëm një lidhje pothuajse të menjëhershme. Fola disa fjalë nga gjuha e tij amtare që shpejt vizatuan buzëqeshjen e tij shquese. Kam ndarë me të aq pak sa kisha mësuar për kulturën e tij nga një mik në shtëpi dhe ne shpejt gjetëm një urë mirëkuptimi.
Kjo ishte hera ime e parë në një kamp refugjatësh dhe mësova shumë shpejt se aty nuk ka shumë për të bërë. Pra, për të kaluar kohën, Hasani dhe unë duhet të kalonim orë duke folur për familjet, politikën dhe fenë tonë. Ne shkëmbenim edhe histori rreth rinisë sonë, dhe historitë e tij ndonjëherë merrnin kthesa të papritura. Ashtu si rasti kur ai më tregoi për tentativën e tij për vetëvrasje ndërsa ishte i burgosur nga një qeveri shtypëse. Torturat që rojet i bënin atij e kishin thyer atë, dhe një ditë ai vendosi se do të ishte më mirë t’i jepte fund jetës së tij krejtësisht. Detajet e kësaj historie ishin të pamundura që t’i imagjinoja dhe ishte madje pothuajse e pamundur t’i dëgjoja. Unë nuk mund ta imagjinoja se ç’do të thoshte të jetoje si ai.
Hasani kishte lënë gjithçka prapa kur mbërriti në kamp. Kjo e mërziste për shumë arsye, dhe një arsye më preku thellë. Në kulturën e Hasanit, është e rëndësishme që miqtë e rinj (siç ai më konsideronte) të mirëpriten me një vakt të duhur dhe me çaj. Por kur unë e vizitova Hasanin, gjithçka që ai mund të më ofronte ishte një shishe me ujë. Dëshira e tij e thellë për të treguar një mikpritje të tillë ndaj meje, ma mbushi zemrën me gëzim, pak para se ajo të shkatërrohej kur kuptova realisht se çfarë do të thoshte kjo.
Hasani ishte një refugjat i cili kishte humbur gjithçka, ai mezi mbijetonte dhe megjithatë ai ishte i shqetësuar se nuk mund të më siguronte një vakt të duhur dhe një filxhan çaji. Unë fillova të kuptoj domethënien e dashurisë së fqinjëve, madje edhe të armiqve, në një mënyrë krejt të re. Që nga fillimi, Hasani dhe unë e dinim se koha ime në kamp ishte e kufizuar. Në ditën tonë të fundit së bashku, Hasani shkroi një letër që ndryshoi mënyrën se si unë e përjetoj të dashurit e fqinjëve tanë edhe tani, pesë vjet pas takimit të parë.
Letra që ai shkroi nuk ishte për mua; përkundrazi, ajo u shkrua për një mikun tim në shtëpi. Ky mik, Muhamedi, ishte gjithashtu një refugjat musliman nga i njëjti vend si Hasani, dhe ishte ai që më kishte mësuar fjalët që i thashë Hasanit ditën e parë. Në këtë letër Hasani më përshkroi mua si mikun e tij të ri më të mirë, dhe qëllimi i letrës ishte që t’i kërkoja Muhamedit dhe gruas së tij të më jepnin një vakt të përshtatshëm dhe çaj kur të kthehesha në shtëpi. Hasani ndihej kaq keq që nuk ishte në gjendje të ma jepte këtë në kamp, saqë ai po ua kërkontë këtë shokëve të mi, nëse do mund ta bënin kur unë të kthehesha.
Kur mësova për herë të parë përmbajtjen e letrës, u trondita. Nga të gjitha gjërat që ai mund të kishte shkruar në atë letër, ai shkroi për shqetësimin e tij për mos pritjen e duhur në kampin e refugjatëve ku ai po përpiqej të mbijetonte. Ka kaluar pesë vjet që kur e takova Hasanin në atë kamp në shkretëtirë dhe unë nuk e kam idenë se ku ndodhet ai sot. Ndoshta ai është larguar nga kampi dhe është ribashkuar me gruan dhe fëmijët e tij. Ndoshta ai është përpjekur të kalojë Mesdheun aty pranë me një anije të nisur për në Evropë. Ndoshta ai është zhvendosur në një vend përmes një programi ristrehimi të refugjatëve. Nuk e di.
Ajo që di unë, është që Hasani më ka dhënë një kuptim të ri të asaj se si mund të duket t’i duash fqinjët dhe madje edhe armiqtë. Ai gjithashtu më mësoi se sa me fat janë amerikanët që kanë fqinjë si ai, të ardhur përmes programeve të zhvendosjes së refugjatëve.
Fqinjët që sjellin të njëjtat vlera dhe tradita, dhe të cilët po e bëjnë Amerikën të madhe.
Rich A Rosendahl
/ © Gazeta Impakt