-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Si e lexova dorëheqjen Ramushit – shkruan Haxhi Abdyli

Më të lexuarat

Një ditë pas dorëheqjes , me shpresë që lotët janë tharë, dua ta pranoj që Ramush Haradinaj nuk është politikan që duhet nënqmohet. Ai herët e ka kuptu që ky popull i don njerëzit e viktimizuar. Sepse ishim popull i viktimizuar per 100 vite dhe na prekin në zemër lotët e bashkëvendasëve tanë. Ramush Haradinaj mund të quhet hero i luftës , siq ishin Lushtaku, Rremi,e plot komandanta tjerë, por Rambo mbetet njëri ndër profiterët më të mëdhenj të pasluftës dhe karrierist i papërmirësuar. Pasuria milionëshe flet mjaft, edhe pse nga 1999 ska punuar askund. Për poste është i gatshëm ti shkel edhe parimet e tij dhe nuk zgjedh mjete për të arritur te posti.

Edhe dorëheqja u bë për fushatë për poste tjera meqenëse ky po mbaronte.Por tani kjo dorëheqje e tij nuk mund të krahasohet me dorëheqjen e parë kur shkoi të gjykohej e vuante denimin në Hagë. Tani kishte vetëm njê ditë intervistë dhe kishte për tu kthyer. Por duke ditur që Qeveria tij po binte, dhe nuk e ka mirekuptimin Ibrahim Rugoves por shantazhet e Kadri Veselit , u dorëhiq papritmas dhe me dramaticitet emocional e viktimizues,pa i lajmëruar as partnerët e lëre rivalët. Dje u harruan shkurt skandalet e keqqeverisja por sot e nesër qytetari ka për ti servuar cdo ditë para tij dhe njerzëve të tij krejt ato skandale të perditshme qeveritare, dhe lotët sdo bëjnë punë. Për fund me krejt keto gjëra që thash më lartë ,Ramushi mbetet shumë pak i rrezikshem për Kosovën në krahasim me Hashim Thaqin e bandën e tij. Koha për ndryshim thelbësor filloi dje. Qytetari e ka në dorë tani fatin e tij.

Haxhi Abdyli – Deputet i LDK-së

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit