9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

T’i ndiqni e t’i hiqni, t’i çoni në plehërishta historie, atje ku dhe është vendi i tyre!

Më të lexuarat

Shkruan: Salih Kabashi

Ju, kosovarët e mi shqiptarë!

Keni një kryeqeveritar të vendosur nga Thaçi-Veseli, i cili qysh nga dita e parë e ngjitjes në fron ka nisë dhe, sot e kësaj dite vazhdon, pa fije turpi e me shumë arrogancë, zhvatjen e buxhetit të shtetit;

keni kryeqeveritarin që lavdon alkoolizmin dhe që zyrat qeveritare i ka bërë hapësira të konsumimit të alkoolit dhe gjithë pisllëqeve të tjera;

keni kryeqeveritarin e pakultivuar që si një palaço ia kthen bythën heroit kombëtar duke ikë me vrap çmendurak menjëherë pas gjoja homazhit për të;

keni kryeqeveritarin që ka kabinetin qeveritar, me kallaballëkun e ministrave, zëvëndës ministrave e ndihmës ministrave, më të madh edhe seç e kanë shtetet e mëdha të Evropës. Kabinet i mbushur me shumicë me bashkëpartiakë e akraba, sikurse dhe ai vetë – krejt jokompetentë;

keni kryeqeveritarin që përditë përçan popullin e Kosovës në të gjitha bazat: partiake, rajonale e konfesionale;

keni kryeqeveritarin që rregullisht komprometon dhe që sistematikisht dëmton Kosovën para Evropës e para botës;

keni kryeqeveritarin që komunikimin me institucionet shtetërore e ka zbritë në shkallë rrugaçërie të rrezikshme dhe ekstreme.

Kryeqeveritari i Kosovës, këtë duhet ta themi pa dykuptimësi, sundon me metodat e palejueshme e të dënueshme banditeske.

Ndërhyrjet e tij janë treguar tmerrësisht skandaloze. 

Ai tash së fundmi bëri me dije se do donte që të gjitha nivelet e shkollimit të vazhdojnë të veprojnë në funksion të kundërt me atë të njohur nga bota e historia: kundër iluminimit të popullit e të qytetarit…

Qeverisja e tij shënon kontinuitetin fatkeq e katastrofal të zhytjes e degradimit të arsimit, të shkencës e të kulturës së Kosovës në analfabetizëm të pastër me nivel të njëjtë me gjendjen e arsimit para Luftës së Dytë Botërore.

Ju, kosovarët e mi shqiptarë! Kryeqeveritari juaj nuk duhet lënë të vendos as për një burektore e jo më për diçka që duan ta quajnë universitet…

Regjimit të kryeqeveritarit tuaj i duhen njerëz të pa tru, të tillë të dalë nga burektore e përçvarnica të emërtuara krejt gabimisht universitete.

Atë, kryeqeveritarin tuaj, vetë të tretin, ju duhet ta ndalni. Dhe duhet ta çoni, vetë të tretin, atje ai dhe ata e kanë vendin: Në plehërishta të historisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit