1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shvërgovski: Kemi dëshmi të sigurta për vrasjen e pesëfishtë

Më të lexuarat

Prokurori publik i Maqedonisë, Lupço Shvërgovski pohon se ekzistojnë dëshmi të sigurta për lidhjen e të arrestuarve në aksionin ‘Monstrum’ me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit.

Sipas tij bazë të mirë hetimore paraqet edhe përgjimi i bisedave telefonike për të cilat është siguruar urdhër për përdorim nga gjykata hetuese, transmeton Alsat-m.

Shvërgovski pohon se hetimi është në rrjedhë e sipër dhe se publikimi i detajeve paraqet vepër penale.

“Ekzistojnë edhe masa të posaçme në pjesën e përgjimit. Ato janë legjitime dhe është dhënë urdhër nga gjykata hetuese tashmë, sipas procedurës ligjore. Normale që ato janë prova audio dhe ndihmojnë në udhëheqjen e hetimit dhe ndërtimin e tezës sonë se personat që akuzojmë në bazë të dëshmive që posedojmë, paraqesin shkallë të lartë dyshimi se ata persona kanë kryer apo kanë ndihmuar veprën penale”, tha Lupço Shvërgovski prokuror publik.

Shvërgovski nuk mbështet protestat e ndryshme që organizohen kohët e fundit, duke theksuar se hetimi dhe qëndrimi mbi arrestimet, i takon vetëm institucioneve.

Sot ndërkohë, në prokurori u deponuar edhe paditë penale për 15 persona që morën pjesë në protestat e të premtes, u plagosën 8 persona, në mesin e të cilëve edhe një kameraman./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit