15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi

Më të lexuarat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka pritur në selinë e tij, imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë, prof.dr. Shefqet Krasniqi.

Daci pasi i ka dëshiruar mirëseardhje hoxhës, e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij në kryesinë e Ligës së dijetarëve botëror musliman. Më pas kryetari Daci e ka njoftuar imam Krasniqin me punën që është duke bërë LDD-ja dhe me qëndrimet e tij dhe të partisë rreth gjendjes në Republikën e Kosovës dhe në trevat shqiptare në Ballkan. Ndërsa dr. Shefqet Krasniqi, nga ana e tij, pasi ka shprehur respektin e tij për akademik Dacin, ka njoftuar për punën e tij që është duke bërë, ka shprehur pikëpamjet e tij për gjendjen në Kosovë dhe në rajon dhe e ka njoftuar kryetarin Daci me kërkesat dhe nevojat e besimtarëve musliman e që në Kosovë përbëjnë 96% të popullatës. Daci u dha përkrahje kërkesave të arsyeshme të hoxhë Krasniqit dhe shprehu qëndrimin e tij që në Kosovë dhe gjetiu ku jetojnë shqiptarët të respektohet tradita e atdhedashurisë, kombëtarja dhe besimi islam autokton i cili duhet të zhvillohet mbi traditën e gjatë në Ballkan dhe mbi bazat shkencore të muslimanizmit në trojet tona. /krenaria/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit