-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shumë trajtime natyrale nuk kanë vlera shkencore, por OBSH-ja organizon samitin e parë të mjekësinë tradicionale

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë po mban samitin e parë për mjekësinë tradicionale, me paralajmërime se trajtimet e bazuara në produkte natyrale mund të jenë një alternativë efektive ndaj kujdesit shëndetësor vetëm nëse vërtetohen shkencërisht

Mjekësia tradicionale është “porti i parë i thirrjes për miliona njerëz në mbarë botën”, tha agjencia shëndetësore e OKB-së.

Samiti në Indi mblodhi së bashku politikanë dhe shkencëtarë me qëllim të “mobilizimit të angazhimit politik dhe veprimit të bazuar në prova”, thekson OBSH-ja.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha përpara samitit se mjekësia tradicionale mund të zgjerojë “boshllëqet e qasjes” në kujdesin shëndetësor, por është e vlefshme vetëm nëse përdoret “në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe, mbi të gjitha, në mënyrë të sigurtë bazuar në provat më të fundit shkencore”.

Samiti Botëror dyditor për Mjekësinë Tradicionale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet së bashku me takimin e ministrave të shëndetësisë të G20 në qytetin indian të Gandhinagar.

Në të ardhmen, samiti do të mbahet një herë në vit, ndërsa vitin e kaluar u hap Qendra Botërore e OBSH-së për Mjekësinë Tradicionale në shtetin indian, Gujarat. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit