3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024


Shumë shqiptarë muslimanë kanë kompleks të tmerrshëm të inferioritetit – Nga Rilind Dauti

Më të lexuarat

Shkruan Rilind Dauti:

Shumë shqiptarë muslimanë kanë kompleks të tmerrshëm të inferioritetit.

-Përderisa shqiptarët krishterë gjithkund me krenari e shprehin fenë e tyre, shqiptari musliman e relativizion përkatësinë fetare me patetizma të tipit “feja është çështje private/individuale/intime e njeriut” e mbi të gjitha duke thënë “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

-Përderisa shqiptarët krishterë asnjëherë nuk flasin kundër ndërtimit të një kishe të re, shqiptarit musliman i dhimbsen donacionet private për ndërtim të një xhamie për shkak se “më mirë me ato para të ishte ndërtuar një shkollë”, ose është i brengosur për burimet e financimit mos ndoshta qëndron dikush nga jashtë.

-Përderisa shqiptarëve krishterë nuk iu pengon që kreu i kishës së tyre është më plot kuptimin i huaj: grek ose italian, shqiptarit musliman i pengon që hoxhallarët janë shkolluar jashtë dhe nëse i paguan dikush nga jashtë.

-Përderisa shqiptarët katolikë nuk i bëjnë të madhe as priftërinjtë pedofilë, shqiptari musliman nuk le fjalë pa thënë kundër hoxhallarëve.

-Përderisa shqiptarët orthodoksë janë grekofilë që fare nuk iu pengon okupimi aktual i Çamërisë nga Greqia, shqiptari musliman ka drojë nga marrëdhëniet e mira me Turqinë që është tërhequr nga çdo pjesë e Shqipërisë në vitin e largët 1913.

-Përderisa shqiptarët krishterë i respektojnë predikuesit fetarë ashtu siç ua jep kisha, shqiptari musliman i shpërfill hoxhallarët mejnstrim dhe shkon te hoxhallarët e diskredituar që ia bëjnë qejfin duke e shpallur gjithçka hallall.

-Përderisa shqiptarët krishterë i çojnë fëmijët e tyre te kori i kishës ku edhe mbajnë veshje kishtare, shqiptari musliman brengoset për indoktrinimin në Islam të fëmijëve muslimanë.

-Përderisa shqiptarët krishterë (bashkë me muslimanët pa krenari) e shkelin sekularizmin me bredhin e Krishtlindjes, foton e shenjtores Nënë Terezë, etj. dhe njëkohësisht kanë fytyrë muslimanëve t’ua problematizojnë ceremoninë e shkurtë të dy Bajrameve në shesh, shqiptari musliman është vetdëmtues duke e dëshiruar ndalimin e shkollimit të vajzave muslimane për shkak se mbajnë shami (në shkolla ku madje është e vendosur fotoja e Nënë Terezës me shami).

-Përderisa shqiptarët krishterë i çmojnë lartë praktikuesit e devotshëm të fesë së tyre (murgjit, murgeshat, etj.), shqiptari musliman i shpallë të prapambetur muslimanët praktikantë dhe e vendos në pikëpyetje sinqeritetin e tyre duke thënë se e kanë me imponim ose madje që paguhen për këtë.

Prandaj, përse gjithë ai naivitet dhe kompleks inferioriteti te shumë shqiptarë muslimanë?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit