14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pellazgu i Beogradit fyen shaminë!

Më të lexuarat


— Ky në foto, pikërisht ky…
Jo që meriton reagim gazetari që ka hëngër e ka pi në Beograd i kthyer në Prizren. Këtë mashkull me këtë mendësi as Beogradi nuk e ka ”k’fjellë”, ky, kudo që të shkon mbetet mbetje pallazge.
Pyeta publikisht:
ky, ku jeton hë për hë, më thanë që është kthyer në Kosovë.
Në një koment u shpreha:
”po të ishte në Beograd nuk kishte guxuar të fletë kështu, ky, kur raportonte për RTK-në nga Beograde të bënte përshtypjen e ”melaqes”;
Tjetra, sa për dijeni, në gjithë Serbinë është e lejuar shamia në shkollat fillore dhe të mesme, dhe pa probleme ato vajza që dëshirojnë të mbajnë shami nuk pengohen pra në shkollat publike.
Në Sanxhak dhe Luginë kemi dëshmi që ajo që ka vendosë shaminë, nuk pengohet, por dëshiroja që ta vërtetoj ndonjë rastë edhe në Beograd.
E kontaktova hoxhën Emin Zejnullahun i cili jeton dhe vepron në Beograd si Kryeimam dhe mësimdhënës i lëndës fetare, e pyeta kështu:
I nderuri hoxhë Emin, a mundesh me na trego për ndonjë rastë në shkollën fillore publike ndjek mësimin me mbulesë?
Po tha kemi raste që vijojnë mësimin, si për shembull një vajzë që nga klasa e gjashtë (6) ka vendosur shaminë dhe nuk ka pasur pengesë, tani kjo vajzë vazhdon mësimin në Medrese. Informacionin tjetër që e dha edhe mësueset, profesoreshat me mbulesë gëzojnë të drejtën e mbulesës.
Për fund!
I jes borxh kësaj nëne me këtë shami dhe me këtë pamje prej ”xhentlikes” Allahu t’ia bëj varrin bahçe xhenneti, kurse këtij mashkulli në këtë foto t’i jep hidajet. Mundësishtë kësaj duaj t’i thuani: Amin. HOXHE ULVI FEJZULLAHU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit