5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shuhet shqiptari i shquar i Maqedonisë, i dinit dhe imanit

Më të lexuarat

Kush ishte Nazmi Maliqi, ish/zv.ministër, një figurë e kompletuar dhe e respektuar

Në mandatin parlamentar 1994 -1998 u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë nga radhët e PPD-së në zonën e Karshiakës në Shkup. Ishte anëtar i Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe politik të brendshme.

Në vitet 1996 – 1998, ishte deputet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si përfaqësues i Delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë.

Në Kongresin e tretë të Partisë për Prosperitet demokratik, të mbajtur në Tetovë me 20 mars 1999, u zgjodh Nënkryetar i Partisë. Këtë funksion e ushtroi deri në prill të vitit 2000. Ndërsa nga viti 2001 nuk merr asnjë angazhim politik dhe fokusohet në angazhimin akademik.

Prej tetorit të vitit 2002, Nazmi Maliqi punësohet në cilësinë e ligjëruesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët: “Studime Evropiane”, “Sistemet e informacionit publik dhe privat” dhe në lëndën të “Drejtat e njeriut dhe roli i shërbimit publik”.

Dr. Nazmi Maliqi ishte bashkëpunëtor i jashtëm shkencor në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike – Politike në Shkup, në Fakultetin Filozofik në Shkup – Instituti për studime mbi paqen në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup si dhe profesor viziting në vitin akademik 2005/2006, në Universitetin Evropian në Shkup.

Prej janarit 2003, Nazmi Maliqi, ishte kryetar i Shoqatës joqeveritare “Unioni i Intelengjencies shqipatare në Maqedoni”

Poashtu edhe Kryeredaktor i revistës për shkencat shoqërore “Vizione”, që filloi të botohet në Shkup prej shtatorit të vitit 2004.

Drejtor i Qendrës për Hulumtime të Administratës publike dhe anëtar i Senatit të UEJL- Tetovë.

Prej tetorit të vitit 1993 deri më prill të vitit 1995, Nazmi Maliqi ushtroi postin e kryetarit të ekipit fudbollistik “Bashkimi” nga Kumanova, në periudhë ku edhe ky ekip u kualifikua në ligën e dytë Qendrore të fudbollit në RMV-së.

Ai ishte pjesmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, projekte hulumuese shkencore, si dhe botoi disa vepra shkencore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit