Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot (e mërkurë) do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.
“Për shkak të festës së Kurban Bajramit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, ka njoftuar MF-ja nëpërmjet një komunikate për media.
Me këtë rast, Ministri i Financave Agim Krasniqi të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre. /tg