Në kuadër të projektit të paprecedent sot në Turqi kanë filluar të paguhen në formë rroge për 12 muaj rresh gjyshet të cilat kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.
Në kuadër të projektit të paprecedent sot në Turqi kanë filluar të paguhen në formë rroge për 12 muaj rresh gjyshet të cilat kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.
Ky zbatim pilot (provë) përfshin 6 mijë e 500 gjyshe të zgjedhura me short mes të aplikuarave.
Zbatimi në fillim është zgjedhur të zbatohet në qytetet Sakarja (Sakarya), Konja (Konya), Tekirdaë (Tekirdağ), Stamboll (Istanbul), Bursa, Izmir, Antalja (Antalya), Ankara, Kajseri (Kayseri) dhe Gaziantep.
Programi i qeverisë turke për pagën kundrejt gjysheve që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre bëri një jehonë të madhe jo vetëm brenda Turqisë por edhe jashtë saj.
Ndër kriteret që duhet të plotësonin gjyshet ishin:
Gjyshja duhet të jetë nënshtetase turke.
Duhet të banojë në një nga qytet ku do të fillojë programi dhe gjithashtu duhet të banojë në të njëjtin qytet me nipin ose mbesën.
Fëmija duhet të jetë më i vogël se 3 vjeç.
Nëna e fëmijës duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe e punësuar si dhe duhet të ketë mbaruar periudhën e lejes së paslindjes.
Qeveria turke me anë të këtij programi synon mirëqenien e grave që punojnë por edhe shpërblimin e gjysheve të cilat bëjnë një punë të palodhur për të rritur nipërit e mbesat e tyre të dashura.