15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Koment – Masakër me armë kimike në Idlib

Më të lexuarat

Prej vitit 2011 e këtej në Siri jetohet një mizori e madhe e cila kryhet me dorën e regjimit të Esadit.

Para pak kohe regjimi i Esadit sulmoi me armë kimike vendbanimin Han Shejhun të provincës së Idlibit.

Masakrave të regjimit çdo ditë i shtohet një e re. Më 4 prill në vendbanimin Han Shejhun të Idlibit elementet e regjimit të Esadit ndërmorën një sulm me armë kimike. Në këtë sulm janë vrarë mbi 100 persona, ku shumica ishin gra e fëmijë dhe janë plagosur rreth 500 persona të tjerë.

Për ata të cilët ndjekin nga afër çështjen e Sirisë, ky sulm kimik nuk ishte surprizë. Sepse ky sulm i regjimit me armë kimike nuk është sulmi i parë i regjimit i kryer duke bërë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare. Regjimi edhe më herët ka ndërmarr sulme në rajonet e Gutës Lindore, Halep dhe në vendet të ndryshme të vendit dhe ka vrarë me dhjetëra mijëra persona duke përdorur armët e ndaluara për shkatërrim në masë. Sipas të gjitha gjasave edhe ky sulm i ndërmarr ndaj Idlibit nuk do të jetë i fundit. Sepse shoqëria ndërkombëtare nuk zbaton sanksione serioze ndaj regjimit të Esadit. Shoqëria ndërkombëtare fatkeqësisht inkurajon regjimin e Esadit me deklarata dhe qëndrime të pavendosura.

Krahas marrëveshjes për çarmatim kimik, regjimi i Esadit vazhdon të përdor armë kimike si gaz klorin dhe të ngjashme, ndërsa shoqëria ndërkombëtare nuk tregon ndonjë reagim serioz ndaj të gjitha këtyre, ndërkaq regjimi të gjitha këto i percepton si dritën jeshile e cila iu është dhënë atyre. Sulmet kimike në Siri janë rezultat i politikave të dobëta të shoqërisë ndërkombëtare. Ndërsa edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara duke heshtur ndaj të gjitha këtyre zhvillimeve është duke e humbur legjitimitetin e saj.

Programi i luftës biologjike dhe inventari i raketave balisitike të regjimit të Esadit janë një temë tjetër e cila më vete do të mund të sjell krime të reja të luftës. Është e nevojshme të ndalohen edhe armët termobarike, të cilat pas shpërthimit thithin oksigjenin dhe shkaktojnë shpërthime të gjata të përcjella me temperatura të larta.

Dihet se regjimi i Esadit ende nuk e ka miratuar Marrëveshjen e Armëve Biologjike. Në mediat ndërkombëtare janë publikuar edhe punimet se regjimi i Esadit në kuadër të programit të luftës biologjike është e interesuar me kërcënimet biologjike si Tularemi, Antraks, Murtajë, etj. Gjithashtu regjimi i Esadit ka marrëdhënie në nivel strategjik të bashkëpunimit në mbrojtje me Korenë e Veriut. Siç dihet kjo e fundit është vendi më i rrezikshëm në botë nga aspekti i luftës kimike dhe biologjike.

Idlibi është njëra prej pikave të rëndësishme e rajonit. Për shkak të shpërnguljeve të dhunshme në këtë rajon të kontrolluar nga ana e grupeve opozitare janë strehuar rreth 2 milionë banorë. Idlibi është edhe kalaja më e rëndësishme e opozitarëve, ndërkaq nga aspekti i regjimit të Esadit dhe Rusisë është edhe lokacioni më i rëndësishëm për të arritur fitore përfundimtare. Idlibi është nën kontrollin e grupeve të ndryshme opozitare. Në zonën rurale në afërsi të Latakijes ndodhet Ushtria e Lirë Siriane, në zonën rurale në jug të Idlibit ndodhet Komiteti për Çlirimin e Damaskut (HTS), i njohur me emrin e vjetër Al Nusra, ndërsa në zonat në afërsi të kufirit të Turqisë ndodhet Lëvizja Islamike e Popullit të Damaskut (Ahraru sh-Sham).

Pamjet e pasqyruara nga Han Shejhun në mediat ndërkombëtare tregojnë se regjimi i Esadit vazhdon me përdorimin e armëve kimike. Kjo paraqet shkelje të hapur të rezolutave 2118 dhe 2209 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo ngjarje nxori në pah se sa e gabuar ka qenë perspektiva e vendeve perëndimore, të cilat nuk e shikonin regjimin e Esadit si kërcënim prioritar. Në burim të krizës së Sirisë ndodhet regjimi i Esadit. Në Siri nuk do të mund të vendoset paqja e qëndrueshme për deri sa ky regjim nuk pengohet. Tani ka ardhur koha që edhe shoqëria ndërkombëtare të reagoj ndaj këtyre sulmeve. Të gjitha organizatat ndërkombëtare me në krye Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike duhet ti hetojnë këto raste.

Turqia bëri përpjekje të mëdha për vendosjen e armëpushimit në Siri më 30 dhjetor 2016. Ajo bëri përpjekje të mëdha dhe arriti sukses që grupet opozitare në terren, që janë palë e kësaj marrëveshjeje, ti përmbahen armëpushimit. Ndërkaq Rusia dhe Irani morën përsipër përgjegjësinë që përkrahësit e tyre ti përmbahen kësaj. Mirëpo nga zhvillimet në terren duket që Rusia dhe Irani nuk janë duke bërë përpjekjet e nevojshme në këtë drejtim ose regjimi i Esadit nuk i dëgjon këto vende.

Çdo gjë që jetohet në Idlib ka ndikim edhe tek Turqia. Aktualisht Turqia është duke e penguar valën e re të migrimit. Mirëpo intensifikimi i bombardimeve, sulme të ngjashme kimike dhe vështirësimi i jetesës do të mund të shkaktoj përballjen e Turqisë me valë të re të refugjatëve dhe në qoftë se ajo nuk mund të pëballet me këtë atëherë kjo do të paraqet problem serioz edhe për Evropën.

Është e nevojshme që vendet e rajonit dhe fuqitë globale palë e kësaj çështjeje të vihen në veprim sa më parë për gjetjen e një zgjidhjeje politike këtij problemi. Ndërkaq për zgjidhje politike është e nevojshme të sigurohet tërësia territoriale e Sirisë, largimi i regjimit të Esadit dhe të luftohen të gjitha organizatat terroriste në terren (PKK/YPG, DAESH, El Nusra) pa bërë dallim. Çdo hap që do të hidhet jashtë kësaj nuk do të shërbej për asgjë tjetër vetëm për thellimin e krizës. TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit