Të gjithë nën dyshimin konspirativ se tjetërçka fshihet në vendimin pa konsultim të kryeministrit
Psikologia e njohur Edlira Durmishi, njëherësh një aktiviste muslimane dhe po ashtu këshilltare bashkiake e PS-së në Fier, tha në Euronews Albania se duhen shumë diskutime lidhur me shtetin e ri sovran bektashi, i cili është paralajmëruar nga kryeministri Rama se do të krijohet në Tiranë.
Ajo tha se për nga mënyra se si kjo gjë u lajmërua, pa u informuar e pa u konsultuar fillimisht me palët e interesit, Kjo gjë ngre pikëpyetje se diçka më e madhe fshihet pas kësaj.
“Që kryeministri i një vendi të dalë në diskutim para OKB-së dhe të flasë pa informuar palët e interesit, e duke e bërë fakt të kryer një gjë të tillë, mua personalisht më ngre pikëpyetje ankthioze. A ka diçka më të madhe jashtë që e parakalon këtë diskutimin brenda komuniteteve? që vë në diskutim integritetin tonë? Sigurinë?
Kjo kërkon shumë vullnet e delikatesë dhe seriozitet nga ekspertë të sigurisë kombëtare, juristët padiksutim dhe institucionet ndërkombëtare. Kërkohet shumë diskutim dhe informim. Parlamenti, komisionet ligjore duhet të reagojnë. Duke hamendësuar themi mos ka ndonjë gjë më të madhe që ne nuk po e kuptojmë që ka parakaluar të gjitha hallkat e diskutimit e ky zotëria është vënë para faktit të kryer”, arsyetoi kritikueshëm znj. Dyrmishi. /tesheshi.com/