0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shtëpia e Bardhë për protestat në Kubë: Kërkohet liri, gati t’u japim vaksina!

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA Joe Biden i quajti protestat në Kubë “një thirrje të jashtëzakonshme dhe të qartë për liri”, duke vlerësuar mijëra kubanë që protestuan ndaj mungesës së karburantit dhe çmimeve të larta në mes të krizës së virusit Korona dhe një prej demonstratave më të mëdha anti-qeveritare në Kubën komuniste.

“Populli kuban kërkon liri nga regjimi autoritar. Unë nuk mendoj se kemi parë protesta si këto për një kohë të gjatë,” tha Biden gjatë një takimi të shkurtër me  gazetarë.

“Ne jemi pranë popullit kuban dhe thirrjes së tij të qartë për liri dhe rimëkëmbje nga kontrolli tragjik i pandemisë, çlirimi nga dhjetëvjeçarët e shtypjes dhe vuajtjeve ekonomike të cilave ata u janë nënshtruar nga regjimi autoritar. Populli kuban ka kërkuar me guxim të drejtat themelore dhe universale,” tha Biden.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se protestat kubane u nxitën nga pakënaqësia e thellë, duke i quajtur demonstratat një “shprehje spontane të vullnetit të popullit kuban të rraskapitur nga qeverisja e dobët ekonomike dhe shtypja e qeverisë”.

Psaki shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për të ndihmuar Kubën në përpjekjet e saj të vaksinimit kundër COVID-10, por se vendimi i qeverisë kubane për të mos marrë pjesë në Covax – një iniciativë mbarëbotërore që synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra e ka komplikuar përpjekjen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit