Zëdhënësja Psaki tha se presidenti Biden në kontaktet e tij me presidentin e Kinës, Jinping ka shprehur shqetësimet lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, përfshirë rajonin autonom ujgur Xinjiang
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden në kontaktet e tij të drejtpërdrejta me presidentin e Kinës, Xi Jinping ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, përfshirë rajonin autonom ujgur Xinjiang, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media, Psaki bëri vlerësime lidhur me takimin në internet mes Bidenit dhe homologut të tij kinez Jinping i cili planifikohet të zhvillohet përpara fundit të vitit.
E pyetur nëse në takimin në fjalë do të sjellë Biden në rend dite shqetësimet e tij rreth Kinës dhe shkeljet ndaj të drejtave të njeriut, zëdhënësja Psaki u përgjigj: “Ndryshe nga presidenti i mëparshëm (Donald Trump), Biden në çdo kontakt të tij të drejtpërdrejt me presidentin Jinping sjell në rend dite shqetësimet e tij dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Këtë e bëjmë në bisedimet në çdo nivel. Po ashtu ne shprehim shqetësimet tona edhe lidhur me të drejtat e njeriut në rajonin autonom ujgur Xinjiang”.
Ajo vuri në dukje se për çështjen e të drejtave të njeriut në rajonin autonom ujgur Xinjiang punojnë bashkë edhe me komunitetin ndërkombëtar. Psaki nënvizoi se është e rëndësishme për ata që të bisedojnë me Kinën në nivelin e liderëve dhe se dialogu duhet të vazhdojë.