0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Erdogan do të takohen më 14 qershor

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në 14 qershor, në Samitin e NATO-s, siç konfirmoi Shtëpia e Bardhë sot.

Sipas informacionit, të dy udhëheqësit do të diskutojnë një “gamë të gjerë çështjesh bilaterale dhe rajonale”.

Më herët gjatë javës, presidenti turk paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se ishin në rrezik të “humbjes së një miku të tij të vlefshëm” pasi i ktheu shpinën Turqisë vetëm disa javë para takimit me Joe Biden.

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë finalizoi konferencën bilaterale të Presidentit Biden me homologun e tij rus, Vladimir Putin,  në 16 qershor. Takimi i dy udhëheqësve do të zhvillohet në Gjenevë, Zvicër. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit