1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shtatori kthen në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë

Më të lexuarat

Gjatë muajit shtator pritet të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të 3 qershorit”, ka thënë Lajçak.

Ndërsa Kurti pas takimit tha se me Lajçak kanë diskutuar për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që Marrëveshja Bazë në mes të dyja vendeve të gjejë zbatim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit