15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

REISUL ULEMA INAUGUROI HAFIZIN E RI RINOR SULEJMANIN NGA FSH. HOTËL – MUFTINIA KUMANOVË

Më të lexuarat

REISUL ULEMA INAUGUROI HAFIZIN E RI RINOR SULEJMANIN NGA FSH. HOTËL – MUFTINIA KUMANOVË

Më datë 27.08.2023 në prezencë të myftiut të Kumanovës Abedin ef. Imeri, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i sektorit për diasporë Dr. Selver Xhemaili, drejtori i vakufeve Mr. Fehmi Ebibi, drejtori i Medresesë “Isa Beu” Dr. Islam Islami si dhe drejtori i sektorit fetaro-arsimorë Mr. hfz. Fejzulla Sadiki, mori pjesë në promovimin e hafizit të ri Rinor Sulejmani. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij të rastit foli për vlerën dhe rëndësinë që ka institucioni i hifzit në zhvillimin e mirëfilltë të jetës fetare si dhe ruajtjen e fjalës së Zotit të Lartmadhëruar. Për më tepër përkujtoi obstruksionet dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën besimtarët muslimanë në përgjithësi e hoxhallarët në veçanti në mbarëvajtjen e lirë të procesit të mësimit të fjalës së Zotit, duke iu referuar garancës që jep vetë Zoti i plotfuqishëm në Kur’anin Fisnik për ruajtjen e Kur’anit famëlartë ku thotë: ‘’Ata dëshirojnë të fikin dritën e Perëndisë me gojët e tyre, e Perëndia e përsos dritën e Vet edhe nëse e urrejnë mohuesit’’ (Kur’an, 61:8).
Krejt në fund Reisul Ulemaja uroi hafizin e ri Hfz. Rinor Sulejmani, duke i dëshiruar suksese në jetën edukativo arsimore, ndërsa muhafizit Abdulkadër Abazi i shprehi përgëzime për angazhimin e palodhshëm në drejtim të nxjerrjes së hafizëve të rinjë. Këtë manifestim e nderoi me prezencën e tijë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Luginë së Preshevës Nexhmedin ef Ademi me bashkëpuntorë.
Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e hifzit të cilën e bëri Prof. d-r. Taxhudin Bislimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit