Si ta rritësh nafakën në shtëpinë tënde?
Enesi r.a. transmeton: “Kush dëshiron që t’i rritet furnizimi dhe të jetojë gjatë le t’i mbajë lidhjet familjare.” (Buhariu, Muslimi)
1. Lute Zotin për falje. Allahu i madhërishëm thotë:
“Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.
Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh, 10-12)
2. Mbaj lidhjet familjare. Enesi r.a. transmeton: “Kush dëshiron që t’i rritet furnizimi dhe të jetojë gjatë le t’i mbajë lidhjet familjare.” (Buhariu, Muslimi)
3. Merru me punë hallall. Allahu i madhërishëm në Kuran thotë:
“All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.” (El – Bekare, 276)
4. Jepi pasurinë hua (huazoi) Allahut. Allahu i madhërishëm thotë:
“Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.” (El – Bekare, 245)
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush ia plotëson një nevojë vëllait të vet, Allahu do t’ia plotësojë nevojat e tij.”
5. Jep lëmoshë (sadaka). Ebu Hurejre r.a. transmeton që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Allahu i madhëruar ka thënë: Jepni o bijtë e Ademit, Unë do t’u jap nga Bollëku Im.” (Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi s.a.v.s. gjithashtu ka thënë: “Pasuria për shkak të sadakasë nuk pakësohet.” (Tirmidhiu)
6. Bëhu i devotshëm. Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:
“… E kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë. Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare …” (Et – Talakë, 2-3)
7. Drejtohu Allahut me lutje. Kujto që sa më shpesh të bësh lutje sikurse kjo:
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” (El – Bekare, 201)
Mos harroni hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. i cili thotë: “Nuk ka asnjë ditë në të cilën gdhijnë robërit, e që nuk vinë dy melekë dhe njëri thotë: O Allah, rritja pasurinë bujarit! Ndërsa tjetri thotë: O Allah, shkatërroje koprracin!” (Buhariu dhe Muslimi)
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi