-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHQIPTOI SHEHADETIN DUKE QENË E VDEKUR

Më të lexuarat

Doktori Halid el Xhubejr, Allahu e ruajt, i cili është një kardiokirurgët më të mirë në Arabinë Saudite dhe njëkohësisht edhe thirrës në fenë e Allahut na rrëfen dhe thotë: Në ora 18 45 më lajmëruan nga emergjenca se e kanë pranuar një grua e cila ishte goditur nga infarkti dhe më thanë se na duhesh urgjentisht. Shova dhe kur arrita te dera e emergjencës zemra e saj u ndal. Fillova t’ia fërkoj zemrën dhe vetëm se pas një apo dy minutave për çudi ajo u ngrit dhe e drejtoi shikimin e saj kah qielli sikurse i drejtohet e i flet ndokujt dhe pastaj e ngriti dorën e saj dhe tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij). Unë u ndala dhe ajo u ndal dhe fillova prapë t’ia fërkoj zemrën edhe atë dy apo tri minuta. Ajo prapë u zgjua, shikoi kaq qielli, e ngriti dorën e saj dhe përsëri tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij).

Herën e tretë e vërejta një gjë të çuditshme, e pashë fuqinë e Allahut të Madhëruar. Deri sa isha duke ia fërkuar zemrën e saj dhe ajo e shqiptonte shehadetin, me sytë e mi e pashë në aparatin i cili ishte i lidhur me zemrën e saj, se zemra e saj nuk kishte qenë në funksion kur gjuha e saj shqiptonte shehadetin. Pasha Allahun, gjuhën e saj e bëri të lëviz Allahu i Plotfuqishëm, Mëshiruesi, Pendimpranuesi, që të jetë argument për mua dhe për tjetrin. Edhe pse e vdekur ia mundësoi ta shqipton shehadetin. Ajo duke qenë gjallë e njihte dhe adhuronte Zotin e saj që Ai ta ruan dhe t’i ndihmon kur ajo më së shumti ka nevojë.

Shkova ta takoj burrin e saj dhe ta ngushëlloj për vdekjen e gruas së tij dhe pasi që e ngushëllova ia tregova rastin dhe çka e pashë te ajo dhe i thash: Çka ka vepruar gruaja jote që të jetë përfundimi i saj kështu?!

Mu përgjigj: Doktor, unë nuk çuditem. Ajo nga dita kur e martova para 35 viteve asnjë natë nuk e la namazin e natës përveç se kur kishte ndonjë arsye që e arsyeton feja e Allahut.

Për këtë arsye o ju vëllezër, kush nga ne ngrihet të fal namaz nate?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit