5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shqipëria siguron edhe 50,000 vaksina AstraZeneca

Më të lexuarat

Shqipëria siguroi edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme”, shkroi Rama në Facebook, pa dhënë detaje të tjera.

Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të muajit janar, duke u dhënë përparsi punonjësve shëndetësorë.

Më 28 mars, ndërkaq, ka nisur vaksinimin masiv, fillimisht në Tiranë, për të vazhduar më pas në qytete të tjera.

Shqipëria ka thënë më herët se ka siguruar afro 40,000 doza të vaksinës së kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca.

Ky shtet ka kontratë edhe me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e mbi 500,000 dozave të vaksinës së saj.

Më 25 mars, Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka siguruar 1 milion doza të vaksinës kineze kundër koronavirusit.

Shqipëria ka konfirmuar mbi 123,0000 raste të të infektuarve me koronavirus.

Prej tyre, mbi 2,200 pacientë kanë humbur jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit