Një epokë e komunikimit ajror që nis më 27 qershor
Me një tjetër vend arab, Shqipëria do ketë fluturime direkte, siç deri më tani është mundësuar kjo me Dubain(Emiratet) dhe Riadin(Arabinë Saudite). Tashmë radhën e ka Kuvajti, siç njofton i pari i qeverisjes shqiptare.
“Lajm i mirë. Edhe Kuvajti me fluturim direkt nga qershori”, shkroi Rama.
Udhëtimet e kompanisë “Jazeera Airways” do të kryhen të martë, të enjte dhe të shtunë, nga aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit në aeroportin e Rinasit. Ndërsa udhëtimet nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit do të kryhen të mërkurën, të premten dhe të dielën.
Kjo epokë komunikative mes dy vendeve starton më 27 qershor të këtij viti. /tesheshi.com/