1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqipëri – Maqedoni: dy shtete, një sportel

Më të lexuarat

Tirana e Shkupi, thjeshtojnë kalimin doganor

Në doganat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, do jetë vetëm një sportel. Kjo është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili u ka kërkuar deputetëve të votojnë amendamentin që përfshin marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut sa i përket pikave të kontrollit doganor.

“Do ketë vetëm një sportel kontrolli. Janë 6 pika ku do të zbatohet kjo marrëveshje. Marrëveshja është e bazuar në modele të tjera që ne kemi edhe me shtete të tjera që e kemi përgatitur me konsultimin e misionit PAMEKA në vendin tonë.

Objektivat kryesorë janë lehtësimi i qarkullimit të shtetasve dhe mallrave, rritje e bashkëpunimit për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit, forcimi i kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë kufitare dhe kontrolli i cilësisë së zbatimit të ligjit për kontrollin e kufirit.

Besoj se çdokush e ka të qartë se kjo marrëveshje synon edhe forcimin e lidhjeve me fqinjin tonë dhe besojmë se kjo i shërben përpjekjeve tona të përbashkëta për në BE dhe nismës për Ballkanin e Hapur”, argumentoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit