8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turkovac-u i Erdoganit, gati për në front

Më të lexuarat

Turqia ia premton dhe botës vaksinën e saj anti-COVID

Vaksina Turkovac u zhvillua së bashku nga Ministria Turke e Shëndetësisë, Instituti Turk i Shëndetësisë dhe Universiteti Erciyes.

Ministri i Shëndetësisë Turqisë, Fehrettin Koca, tha se është kërkuar leje për përdorimin urgjent të vaksinës vendase anti-COVID, Turkovac.

Duke folur gjatë një takimi të komisionit parlamentar të planifikimit dhe buxhetit, Koca tha se vaksina ishte dorëzuar në Agjencinë Turke të Medikamenteve dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK).

“Shpresojmë që deri në fund të këtij viti të përdoret gjerësisht. Dua që vaksina jonë të jetë e dobishme për vendin tonë dhe mbarë botën”, theksoi Koca.

Vaksina Turkovac u zhvillua së bashku nga Ministria Turke e Shëndetësisë, Instituti Turk i Shëndetësisë dhe Universiteti Erciyes (ERU). Faza e parë dhe e dytë e studimit kanë përfunduar, ndërsa studimet e fazës së tretë janë drejt përfundimit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar vazhdimisht se Turqia do të ndajë vaksinën e saj me gjithë njerëzimin.

Deri më tani në Turqi janë dhënë rreth 120 milionë doza të vaksinës COVID-19, ku dominojnë Pfizer/BioNTech dhe Sinovac. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit