3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqetësimi i madh i Borellit i shprehur në Oksford

Më të lexuarat

Kryediplomati europian: Jo të gjithë në BE e shohin Rusinë si një kërcënim!

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se jo çdo anëtar i Bashkimit Evropian e sheh Rusinë si “kërcënimin më të madh” për stabilitetin global.

Borrell, duke folur në Universitetin e Oksfordit, tha se ai sheh gjithnjë e më shumë konfrontime dhe më pak bashkëpunim për çështjet botërore dhe vuri në dukje shembullin e Rusisë dhe luftës në Ukrainë

“Putini është një kërcënim ekzistencial për të gjithë ne sot. Nëse ka sukses në Ukrainë, nuk do të përfundojë me kaq. Megjithatë, e di që jo të gjithë në Bashkimin Evropian e ndajnë këtë mendim”, tha Borrell dhe shtoi se disa anëtarë të Këshillit Evropian thonë se Rusia nuk është një kërcënim ekzistencial dhe se e konsiderojnë atë një mik të mirë.

Shembull i Hungarisë

Nuk ka shumë të tillë, por ka disa,” tha Borrell.

Ai tregoi me gisht Hungarinë.

“Në një Union të qeverisur nga unanimiteti, politika jonë ndaj Rusisë kërcënohet gjithmonë nga një veto – mjafton vetëm një – siç e dëshmoi Viktor Orbán, Kryeministri i Hungarisë, duke vonuar paketën tonë të fundit të ndihmës për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, në Shtetet e Bashkuara, polarizimi politik vonoi paketën e ndihmës ushtarake për gjysmë viti. Në mes të një lufte, gjysmë viti është një kohë e gjatë. Mund të bëjë dallimin mes fitores apo humbjes së një lufte”, shtoi Borrell. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit