Shpikjet që tani duken të domosdoshme në jetën tonë të përditshme, lindën nga një ngatërresë e rastësishme. Disa nga shpikjet më të mëdha të historisë nuk ishin vepra të gjenive të mëdhenj apo shpikësve të palodhur, por thjesht aksidente që ndodhën dhe si pasoj ndryshuan botën.
Mikrovala – Patenta e parë e mikrovalës u dorëzua nga shpikësi amerikan Percy Spencer në vitin 1945, por nuk ishte pikërisht puna e jetës së tij. Spencer thjesht po punonte me vakum magnetron, kur kuptoi se karamelet në xhepin e tij ishte shkrirë në mënyrë të pashpjegueshme.
Shënime ngjitëse – Letrat ngjitëse që mbajmë shënime, erdhën nga një dështim total në përpjekjet e kompanisë 3M për të shpikur një super ngjitës.
Penicilina – Në një nga ngjarjet më të famshme në histori, babai i antibiotikëve, Alexander Fleming, thjesht po përpiqej të studionte rritjen e baktereve Staphylococcus aureus. Kur u kthye disa javë më vonë për të kontrolluar përparimin e rritjes së baktereve, ai kuptoi se rritja e saj ishte frenuar nga myku Penicillium notatum.
Makina me rreze X – Në vitin 1895, fizikani gjerman Wilhelm Rontgen po testonte nëse katoda mund të kalonte apo jo përmes xhamit, kur vuri re se një tabelë në dhomë, e veshur me kimikate, po lëshonte një shkëlqim të butë e të gjelbër. Pas disa ngatërresash të tjera, Rontgen zbuloi fuqinë e mrekullueshme të rrezeve X që e lejuan atë të shihte kockat e tij kur dora e tij ishte vendosur përpara shkëlqimit.
Stimuluesi kardiak – Pacemaker-i që shpëton jetë fillimisht ishte menduar të ishte një pajisje e thjeshtë dëgjimi, që do të përdorej për të regjistruar tingujt e zemrës. Shpikësi i tij Wilson Greatbatch, përdori gabimisht transistorin e gabuar kur ndërtoi prototipin e tij dhe zbuloi se krijimi i tij nuk mund të regjistronte zërin, por në fakt ai lëshonte impulse elektrike shumë të ngjashme me ato të zemrës.
Shkrepëset –John Walker, një kimist anglez i shekullit të 19-të, ishte duke u përpjekur të krijonte një lloj paste ndezëse që mund të përdorej në armë. Ajo që ai shpiku në vend të kësaj ishin shkrepëset. Walker e quajti “Dritat e Fërkimit” në botë në 1826.
Botox – Okulisti Alan B. Scott, duke kërkuar një mënyrë për të korrigjuar sytë e kryqëzuar kronikisht, bëri një hap para kur vendosi të injektonte një formë toksine botulizmi në ballin e pacientit të tij. Për lehtësimin e pacientit dhe mjekut, trajtimi ishte i suksesshëm, por pati një bonus të shtuar, të papritur që e ka bërë Botox-in produkt jashtëzakonisht popullor që është sot. Rrudhat rreth vetullës dhe ballit të pacientit dukej se zhdukeshin në mënyrë magjike.
Anestezia – Gjatë viteve 1800, oksidi i azotit njihej si gaz për të qeshur. Gazi do të shkaktonte një gjendje deliri euforik jetëshkurtër që bëri që përdoruesit dhe audienca të qeshin në mënyrë të pakontrolluar. starsinsider