11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Çmimi ndërkombëtarë për gruan e guximshme!

Më të lexuarat

Para disa ditëve festoi bota ditën ndërkombëtare të gruas dhe me këtë rast zakonisht Shtëpia e Bardhë ndonjërës prej grave u ndan çmimin ndërkombëtarë “Gruaja më e guximshme”. Këtë vit krejt kjo ishte ndryshe dhe ishte një veprim i pa menduar mirë. Në mesin e pesë miliard grave që jetojnë në këtë rruzull tokësor, ky çmim i jepet një mashkulli që është transformuar në femër!!!

Nuk kam problem me ditët ndërkombëtare të cilat i feston njerëzimi edhe pse unë kam filluar të dëshiroj të kemi një ditë pa asnjë festë duke e quajtur dita ndërkombëtare pa asnjë festim!

Gruaja që rrin në shtëpitë e burrave krejt jeta është për te. Ajo është nëna ime, tek këmba e së cilës është xhenneti, ajo është gruaja, e dashura, mikesha dhe shoqëruesja e jetës sime, ajo është vajza ime, e cila është një pjesë e imja, ajo është motra ime, e cila është shpirti binak i imi, ajo është tezja ime, e cila është kurora e kokës sime, ajo është halla ime, e cila është kënaqësia e syrit tim, ajo është fqinja ime, nderi i së cilës është edhe nderi im, ajo është muslimaneja, për të cilën ushtria islame nis betja të mëdha, ajo është njeriu, i cili nuk dallon në asgjë prej meje, në dinjitetin dhe detyrat që ka, pa marrë parasysh ç’farë feje dhe ç’farë kombi ka, sepse krejt jemi të Ademit, e Ademi është nga dheu!

Problemi imi është me çdo gjë që është kundër natyrës, fitratit, me çdo gjë që e pakëson humanizmin e njeriut, me atë që paraqet përjashtimin si rregull dhe me detyrimin ndaj meje për të pranuar si të mirëqenë atë që është neveritëse dhe e mundimshme!

Burri që vuan nga kompleksi i inferioritetit duhet të shërohet e jo të paraqitet si hero, të cilit duheshkam ti duartrokas!

Problemi im është me këtë njerëzim i cili disa njerëz të pavlefshëm i bën çështjen kryesore të planetit tokë, sikurse ne s’kemi çështje dhe probleme më të rëndësishme dhe më imponuese?!

Kam filluar të mendoj se krejt globi është duke punuar si shërbetor i dëgjueshëm te këta të sëmurë dhe të lajthitur!

Në Amerikë a nuk ka ndonjë nënë e cila ka sakrifikuar shumë për edukimin e fëmijëve të saj dhe që e meriton këtë çmim?!

A nuk ka ndonjë profesoresh universitare e cila ka ofruar ndonjë studim shkencorë të dobishëm për krejt njerëzimin?!

A nuk ka ndonjë romansiere, ndonjë sportiste, madje edhe ndonjë vajzë që shpërndan pizza që ti jepet ky çmim, por ti jepet një personi i cili krejt suksesin e vet e paska në vendimin për tu transformuar në femër?!

Këta të zhburrëruar e kanë okupuar shoqërinë atje dhe tentojnë të na i paraqesin sikurse janë heronj të cilëve duhet tu duartrokasim!

Një njeri prej tyre i cili ka pasion boksin dhe ka fuqinë për të shtrirë për toke burrat boksierë, i cili më pas e vendos të bëhet femër dhe të merr pjesë në kampionatin e boksit për femra dhe t’ia urojnë fitoren kur fiton sepse paska qenë krijesa që është pajtuar me gjenet e veta dhe megjithatë ka arritur sukses! Paradoks!

Kryeministri kandez nënshkroi dekretin para disa ditëve sipas të cilit secilit që ndërron gjininë i jepet ndihmë shtetërore prej shtatëdhjet e pesë mijë dollarëve!!!

Pyetnin njerëzit atje: pse kjo shumë e parave nuk u jepet atyre që janë të sëmurë nga kanceri?! Apo atyre që janë në dializë?! Apo madje edhe atyre që janë të sëmurë nga sida (aids)?!

Pse kjo sëmundje e transformimit gjinor të merr kaq vëmendjen e pushtetit?!

Siç edhe themi në raste të tilla, janë dy gjëra që të habisin: guximi i njerëzve me çmenduritë e tyre përballë Allahut dhe butësia e Allahut karshi këtyre njerëzve!

Ed-hem Sherkavi

Përktheu: Bekir Halimi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit