Një shpërthim në një fabrikë kimike në Leverkusen , ditën e djeshme në rajonin gjerman të Nordrhein-Westfalen, ngriti alarmin në të gjithë zonën. Mbrojtja civile e klasifikoi ngjarjen “të rrezikshme” dhe popullatës iu kërkua të mbante dyert dhe dritaret e mbyllura.
Sipas të dhënave deri më tani, 1 person ka humbur jetën dhe 16 janë plagosur Disa minuta pas shpërthimit, u aktivizua aplikacioni “NINA”, përmes të cilit, banorët u njoftuan të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret e mbyllura.
Skena e shpërthimit, parku kimik, ndodhet shumë afër brigjeve të lumit Rhine. / abcnews.al