15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Koreja e Jugut dhe e Veriut rivendosin kanalet e komunikimit

Më të lexuarat

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë rivendosur mes tyre kanalet e komunikimit,  duke rinovuar përpjekjet për të rindërtuar marrëdhëniet dypalëshe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vendimi për të rivendosur linjat e nxehta u mor nga Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, pas një shkëmbimi letrash që filloi në Prill.

Të dy udhëheqësit kanë eksploruar mënyra për të rivendosur marrëdhëniet duke shkëmbyer disa letra. “Ata kanë rënë dakord të rivendosin linjat e nxehta si hapi i parë në këtë proces,” tha një zëdhënës i presidencës së Koresë së Jugut.

Ndërkohë Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, njoftoi se të gjitha kanalet e komunikimit ishin përsëri në veprim.

KCNA përshkroi rivendosjen e linjave të hapura të komunikimit si “një hap i madh drejt rivendosjes së besimit të ndërsjellë dhe promovimit të pajtimit”./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit