Ditë më parë në Çaçak të Serbisë ka ndodhur një seri e eksplodimeve në fabrikën e municioneve “Sloboda”. Shpërthimi i fundit ka ndodhur më dy ditë më parë.
Sipas medieve serbe, nga këto shpërthime kanë mbetur të plagosur tre punëtorë që kishin punuar në depo.
Lidhur me këtë shpërthim, gazetari Milomir Mariq thotë se kjo mund të jetë vepër e shërbimeve sekrete ruse.
“Ka plane të ndryshme për Ballkanin, ku Aleksandar Grusko [zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme] ka thënë se është e mundur që Rusia të na mbrojnë, mirëpo rusët kanë metoda të ndryshme”, pretendon Mariq në emisionin “Programi i Mëngjesit” në TV Happy.
Ai shton se ky shpërthim nuk është i rastësishëm, ku sipas Mariq në këtë ngjarje thuhet se qëndrojnë njerëzit e njëjtë që kanë dorë nga shpërthimi në Vrbětice të Republikës Çeke.
“Për disa ditë po flitet që shpërthimet e vazhdueshme në depon e municioneve ‘Sloboda’ në Çaçak qëndrojnë rusët, e njëjta dorë sikurse shpërthimi në Republikën Çeke. Ky shpërthim nuk është i rastësishëm. Thuhet se janë të njëjtin njerëz që kanë dorë në Çeki dhe në tentim puçit në Mal të Zi, [Eduard] Sismakov dhe [Vladimir] Popov”, shton ai.
Ndërsa sipas nënkryetares së Qendrës për Politikë të Jashtme, Suzana Grubjesiq kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi, duhet t’i shkohet deri në fund çështjes.
“Flitet që nga eksplodimi i parë. Mendoj se këto janë ende fjalë deri në një të vërtet deri më tani nuk është dëshmuar. Kushdo që është i përfshirë, duhet t’i shkohet në fund kësaj. E vërtet [shpërthimi] që nuk është e rastësishme. A është sabotazh, a është neglizhencë apo janë rusët ose është ndonjë faktor tjetër, kjo nuk është në cilësinë tonë që ta gjejmë të vërtetën”, thotë Grubjesiq.
Kujtojmë se Njësia 29155 e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), në tetor të 2014-së kishte hedhur në erë depon e armeve në Vrbětice. Sipas autoriteteve çeke, operacioni kishte për synim sabotimin e kompanisë së armeve EMCO.
Pas këtij shpërthimi, Çekia kishte depërtuar 18 diplomatë rusë nga vendi. /RTK/