4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dhjetëra shtete, një thirrje Kinës për çështjen ujgure

Më të lexuarat

Më shumë se 40 vende i kanë bërë thirrje Kinës që të lejojë Komisionerin e KB për të Drejtat e Njeriut hyrjen urgjente në rajonin e Xinjiang, për të marrë parasysh raportet se më shumë se një milion njerëz atje janë burgosur ilegalisht, torturuar ose detyruar të punojnë.

Deklarata e përbashkët mbi Kinën u lexua para Këshillit të të Drejtave të Njeriut nga KB nga ambasadori kanadez Leslie Norton në emër të një numri vendesh, përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Pekini zyrtar mohon të gjitha akuzat për abuzim me ujgurët dhe i përshkruan kampet si “qendra të formimit profesional”.

“Raportet e besueshme tregojnë se më shumë se një milion njerëz janë arrestuar në Xinjiang dhe se ka një mbikëqyrje të gjerë që synon në mënyrë proporcionale Ujgurët dhe anëtarët e pakicave të tjera, si dhe kufizime mbi liritë themelore dhe kulturën ujgure”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të lejojë vëzhgues të pavarur, përfshirë Komisionerin e Lartë, hyrje urgjente dhe të papenguar në Xinjiang,” shtoi deklarata, duke aluduar tek Komisionerja e Lartë e KB për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet.

Bachelet të hënën shprehu shpresën se do të arrihej një marrëveshje mbi kushtet e vizitës së saj në Kinë këtë vit, për shkak të shqyrtimit të raporteve të shkeljeve serioze të të drejtave të ujgurëve  muslimanë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit