2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shpend Ahmeti i del në krah Mërgim Mavrajt

Më të lexuarat

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka folur rreth vendimit të futbollistit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj dhe refuzimit e tij për të veshur fanellën për shkak se në të është e paraqitur llogoja e sponsorit “Birra Peja”, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Debati publik është mënyra më e mirë për të avancuar çështje në shoqëri. Andaj kohë pas kohe edhe në Kosovë, disa çështje bëhen tema që janë gjithandej, e që edhe pse duken të thjeshta sikurse kjo e Mergim Mavrajt, në vete ngërthejnë ngërçe shoqërore të fshehura në debate të tjera. Prandaj edhe vendosa të them diçka për këtë çështje.
Liberalizmi në besime dhe në të shprehur e ka edhe një kosto: edhe ata me të cilët nuk pajtohesh kanë të drejtë të kenë qëndrime dhe besime. Sulmi më i madh ndaj Mergim Mavrajt po bëhet pikërisht nga liberalet për shkak të qëndrimit të tij kundër reklamimit të diçkahit për të cilen ai beson se nuk duhet të reklamohet.
Unë nuk pajtohem me Mergimin në këtë çështje, por ai ka të drejtë të besoj në këtë. Ai mua nuk po ma cenon të drejten për ta pirë birren, dhe për ta reklamuar atë. E konsideroj vetën goxha një liberal sa i përket besimeve, të drejtave, dhe të shprehurit. Po më duket se kritika është e drejtuar më shumë karshi besimit të tij.
Sponzori nuk duhet të barazohet me fanellën, ngjyrat, flamurin e respektimin e shtetit të cilin e përfaqëson. Fundja është marrëveshje ekonomike. Katër lojtarë të Newcastle nuk kishin pranuar fanellat e Newcastle me reklame te Wonga, një institucion kreditor me kamata marramendese. Frederic Canoute nuk ka pranuar fanelen e Sevillas qe reklamonte 888.com, websajt bixhozi, dhe u lejua që ta mbante pa atë reklamë.
Unë nuk do të pranoja me lujt me një fanellë ku do të reklamoheshin produkte të një kompanie nga Serbia, që kontribuon me para publike në vështirësimin e jetës sime, apo produkte tjera me të cilat nuk do isha pajtuar. Po ashtu besoj se një besimtar i krishterë në SHBAa po në Evropë nuk do të pranonte reklamat në fanellë të një klinike të abortit p.sh.
Edhe besoj se Mergimi është i gatshem edhe me e leshu kombetaren për këto besime. Në qoftë se doni me rieduku Mergimin per besimet e tij, insistimi në reklame të birres në fanele nuk është mënyra. Kontributi i tij në kualifikime dhe në kombetare është më i madh se sa vlera e një llogoje në një fanelë të një prej 23 lojtareve të kombetares. Ana komerciale nuk duhet të jetë bazë e besimeve tona.
Unë do ti shikoj lojët, do të pi birrë, dhe do të jem me kombëtaren, e besa edhe me Mërgimin të cilin mezi pres ta shoh në fushë.
P.S. e di qe tash disa do të më shkruajnë për çështje të komunes, por besoj se kam të drejtë të shpreh mendimin tim edhe për çështje që janë debat publik sikurse kjo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit