11.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

BE-ja aprovoi 47 milionë euro për të ndihmuar refugjatët në Turqi

Më të lexuarat

Në njoftimin e Komsionit Evropian thuhet se sot është aprovuar kësti prej 47 milionë euro, ku BE-ja deri tani Turqisë i ka lëshuar gjithsej 240 milionë euro nga fondi i premtuar.

BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian ka aprovuar një këst të ri në shumë prej 47 milionë euro për ndihmë të refugjatëve sirianë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Me marrëveshjen me Turqinë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, BE-ja është zotuar që deri në vitin 2017 do të ndajë gjithsej tre miliardë euro ndihmë për strehimin e refugjatëve në Turqi.

Në njoftimin e Komsionit Evropian thuhet se sot është aprovuar kësti prej 47 milionë euro, ku BE-ja deri tani Turqisë i ka lëshuar gjithsej 240 milionë euro nga fondi i premtuar.

Nga Komisioni theksojnë se 20 milionë euro nga ky këst do të shfrytëzohen për rritjen e kapaciteteve të shpëtimit të forcave detare turke, ndërsa 27 milionët e tjerë për ndihmë sociale dhe infrastrukturë arsimore për refugjatët në Turqi.

Në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Ankarasë zyrtare, BE-ja duhet të aprovojë një miliardë euro, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm edhe dy miliardë eurot e tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit