1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shpallen fituesit e Çmimeve Ndërkombëtare të Mirësisë

Më të lexuarat

Presidenti i 7-të i Sudanit, Abdurrahman Swar Ez-Zeheb si dhe ushtari i cili u bë mburojë për shokun e tij në lindje të Turqisë Ismail Ertem, janë disa nga tregimet e mirësisë të cilat janë treguar si fituese në këtë kuadër

ANKARA (AA) – Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez ka shpalosur sot fituesit e Çmimeve Ndërkombëtare të Mirësisë për vitin 2016-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i 7-të i Sudanit, Abdurrahman Swar Ez-Zeheb si dhe ushtari i cili u bë mburojë për shokun e tij në lindje të Turqisë Ismail Ertem, janë disa nga tregimet e mirësisë të cilat janë treguar si fituese në këtë kuadër.

Rreth 1100 tregime të ndryshme të bazuara në histori të vërteta, kanë garuar në ”Çmimet Ndërkombëtare të Mirësisë”, ku 7 prej tyre u cilësuan si më të mirat.

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Görmez gjatë prezantimit të çmimeve në sallën e konferencave të Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë është shprehur: “Lus Allahun që kjo punë e jona të jetë e pranishme në të gjithë botën si dhe të jetë shkak që mirësia të lërë pas të keqen”.

Duke nënvizuar se slogani i konkursit të organizuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), vitin e shkuar ishte “Mirësia e mban në jetë Njeriun” dhe se këtë vit slogani për këtë konkurs është ”Botën do ta ndryshojë mirësia” Görmez në vijim të fjalës së tij ka shtuar:

‘Por njerëzit nuk e dinë metodën e zhdukjes së të keqes nga faqja e dheut, ose bien në gabime përsa i përket kësaj teme. Mendojnë se është marifet të largosh të keqen me të keqe. Nuk largohet e keqja me të keqe, dhuna me dhunë, gabimi me gabim, e shëmtuara me të shëmtuar. Fuqia më e madhe që mund të zhdukë të keqen nga faqja e dheut është mirësia. Fuqia më e madhe që zhduk gabimin është e drejta. Fuqia më e madhe që mund të largojë ligësinë, janë të mirat. Fuqia më e madhe që mund të zhdukë luftën është paqja”.

Görmez gjatë fjalës së tij duke nënvizuar se në qarkullim ka më shumë lajme për të keqen se sa për të mirën ftoi edhe mediat që ti kushtojnë më shumë rëndësi mirësisë. “Përse e keqja ka vlerë lajmi dhe e mira jo?” pyeti Görmez dhe në vazhdim tha: ”Kërkoj nga miqtë tanë gazetarë që çdonjëri prej tyre të shkruaj një lajm për mirësinë këtë javë. Do të ishte mirë sikur televizionet të na shfaqin nga një lajm mirësie çdo jave. Një lajm i cili është i ç’veshur nga e keqja. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bëhemi peng i së keqes dhe të nxjerrim në pah të mirën e jo të keqen”.

– Çmimet Ndërkombëtare të Mirësisë-

Rreth 1000 e 100 tregime nga Turqia dhe bota kanë garuar në këtë konkurs ndërkombëtarë. Katër grupe të ndryshme jurie kanë punuar për zgjedhjen e çmimet fituese ku 7 prej tyre janë zgjidhur më të mirat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit